MENU
klinika

Sekserët kërkojnë para

ALUIZNI kërkesë Prokurorisë: Heto pretendimet e qytetarëve

21.11.2018 - 15:09

Më herët qytetarët, kanë adresuar disa denoncime lidhur me legalizimin e objekteve, si pasuri të paluajtshme, me pretendimin se u janë kërkuar para nga sekserë për marrjen e shërbimit.

Lidhur me këto pretendime, vetë Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t, i ka kërkuar Prokurorisë, zyrtarisht, hetimin e këtyre denoncimeve.

“Në kuadër të transparencës dhe mos përbaltjes të institucionit, i kërkojmë organeve kompetente të reagojnë dhe t’i shkojnë deri në fund zbardhjes së këtyre rasteve”, thuhet në njoftimin e ALUIZNI-t.

aluizni kerkese prokurorise-konica.al
aluizni kerkese prokurorise-konica.al

Përveç kësaj, ALUIZNI, premton angazhim në prçesin e bashkëpunimit me Prokurorinë për të vënë para përgjegjësisë ligjore këdo të përfshirë.

“Institucioni i ALUIZNI-t është duke vijuar punën për të përmbyllur procesin e legalizimit si kundër premtuam 5 vite më pare,në nisje të punës sonë.
Ne kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve mbi të gjitha për të denoncuar rastet korruptive që ndeshin në zyrat e institucionit”, thuhet më tej.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dyndje për lejet e legalizimit

Emigrantët “pushtojnë” ALUIZNI-n

Projekti i Unazës së Madhe

ALUIZNI: Ndërtimet nuk legalizohen


"Isha duke gjuajtur, kur në fund të pyllit pashë…"

Gjeti të mbytur vajzën 9-vjeçare, peshkatari tregon momentin

Dinamika/ Nga dhuna, tek vendimi për vetëflijim!

Burri denoncoi gruan dhe fëmijët se ishin zhdukur, por u arrestua!

Çoi vajzën e tij 9-vjeçare drejt vetëmbytjes, gruaja me dy fëmijët e tjerë, të zhdukur!

Kush është Ergys Arrazi, i dënuar më parë për drogë