Për grabitjen e objekteve të artit, që, vlerësohet të kapin shifrën prej 637 milionë dollarësh, së fundmi, raportohet për tre të burgosur në Hong-Kong. Mes objekteve të zhvatura, u gjetën edhe disa letra shkruar nga ish-udhëheqësi komunist kinez, Mao Ce Dun.
Grabitësit, nuk e kishin idenë se çfarë kishin gjetur, as vlerën e tyre dhe për këtë arsye ia shitën një koleksionisti amator, për vetëm 25 dollarë.
Vetë blerësi, nuk e dinte vlerën e kaligrafisë dhe e preu atë përgjysmë, që të mund ta ruante më lehtë.
Për këtë arsye, autoriteteve vendosën t’i dënonin të pandehurit, me nga dy vjet e gjysmë burgim secili.
Letra e shkruar me dorë, përmban detajet e një takimi të Partisë Komuniste kineze dhe disa strofa të poezive të Maos. Pronari i saj, pohon se ajo vlerësohet rreth 300 milion dollarë, megjithëse, nuk dihet origjina e këtij vlerësimi.
Dorëshkrimi u vodh gjatë një grabitje në shtator 2020, kur tre vetë hynë në shtëpinë e Fu Chunxiaos, një koleksionist i njohur pullash dhe veprash arti revolucionar.
Mao Ce Dun (1893 – 1976), ushtarak dhe politikan kinez i shekullit të 20-të, ishte udhëheqësi i Partisë Komuniste dhe themeluesi i Republikës Popullore në Kinës. Si një nga eksponentët më të mëdhenj të marksizmit në botë, Mao rridhte një familje të pasur. Sidoqoftë, idealet e tij ishin të lidhura ngushtë me nacionalizmin dhe kundër imperializmit, si formë qeverisjeje.
Edhe pse fillimisht, i lidhur drejtpërdrejt me marksizëm-leninizmin, ai shpejt i përshtati këto teori me veçoritë e shoqërisë së tij, duke i dhënë më shumë rëndësi fshatarit sesa punëtorit.
Mao ishte një nga të parët që u bashkua me Partinë Komuniste të Kinës, e themeluar më 1 korrik 1921. Më vonë, ai udhëhoqi Rritjen e Vjeljes së Vjeshtës në 1927. Këto ngjarje ishin një nga arsyet që më pas nxitën luftën civile kineze.
Republika Popullore e Kinës u krijua në 1949 nga Mao Ce Dun, nacionalistët u tërhoqën në Tajvan dhe regjimi komunist u mbajt si partia e vetme që mund të ushtronte veprimtari të ligjshme në vend.
Propaganda nacionaliste dhe indoktrinimi luajtën një rol thelbësor në politikat e regjimit të Mao Ce Dunit; u konfiskuan tokat dhe gjithçka e rrezikshme për Revolucionin Kinez, persekutohej vazhdimisht.
Në fund të viteve 1950, ndodhi ajo që njihej si hovi i madh, transformimi i ekonomisë kineze nga agrare në industriale. Kjo pasoi rënien e prodhimit bujqësor, pakësimin e ushqimit që shënoi një nga krizat më më të mëdha ushqimore në histori, me 20 – 40 milion vikima.
Ndërsa, revolucioni kulturor më 1966, nga Mao, shkatërrui gjithçka që ishte kundër komunizmit, duke indoktrinuar popullsinë. Figura e kryetarit të partisë. u bë asolute në vend.