Vllaznia shkarkon trajnerin pas humbjes me Tiranën në ndeshjen e fundit në kryeqytet. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi shkodran, teksa mbeten edhe dy ndeshje deri në fund të Superiores.
“Klubi i Futbollit Vllaznia njofton se ka vendosur me mirëkuptim largimin nga pozicioni i trajnerit të parë Elvis Plorin. Falenderojmë trainerin Plori për të gjithë kontributin e dhënë gjatë këtyre 2 viteve për ringritjen e klubit tonë dhe i urojmë shumë suksese në sfidat e ardhshme në pozicionin teknik brenda klubit tonë” – shkruhet në njoftimin e klubit.
Vllaznia është edhe në finale të Kupës së Shqipërisë, teksa do të tentojë trofeun përballë Laçit. Dhe për këto sfida, Vllaznia ka zgjedhur trajner Mirël Josën.