MENU
klinika

Nuk ka më vende në hotele

Roma u gjen zgjidhje tifozëve për finalen e Tiranës

15.05.2022 - 16:19

Për tifozët e Romës kanë dalë shumë ndërlikime sa u përket organizimit të transfertës së Tiranës për të ndjekur ndeshjen finale. Gjithashtu, ata kanë pasur edhe anulime të shumta të fluturimeve, të cilat i kishin rezervuar kohë më parë.

Ndërkohë, në Tiranë nuk gjen më dhomë hoteli, edhe ato pak që janë, lëshohen me çmim shumë të lartë. Për të shmangur këto problematika, po mendohet që stadiumi “Olimpico” të hapet dhe të lejojë tifozët që ta ndjekin finalen aty.

Kjo në disa ekrane gjigante ku mund të bëjnë tifozllëk në shtëpi. Për këtë klubi i Romës po punon në ditën e fundit dhe po diskuton me Këshillin Kombëtar për të marrë lejë që të hapë stadiumin “Olimpico”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Masa strike edhe finalen e Tiranës

UEFA paralajmëron biletashitësit e paautorizuar