MENU
klinika

Serie A, Java 37

Inter ia del në Sardegna, mban gjallë luftën për titull

15.05.2022 - 22:44

Inter vazhdon të besojë te titulli kampion në Serie A. Zikaltërit ia dolën të mundin 1-3 Cagliarin në Sardegna. Çështja “Scudeto” mbetet e hapur por objektiv shumë i vështirë, duke patur parasysh që djemtë e Inzaghit duhet të shpresojnë te humbja e Milanit në Reggio Emilia javën tjetër me Sassuolon, lidhur këtu me 3 pikët e tyre.

Sa i takon ndeshjes, pjesa e parë  u mbyll 0-1. Ashtu siç pritej, pati kontestime pas një goli të Skriniar në minutën e 12-të, me arbitrin që e anuloi për shkak të një prekje me dorë. Vendimi erdhi pas një komunikimi me VAR.

Goli i epërsisë për kampionët e Italisë erdhi vetëm në minutën e 26-të. Ishte Darmian që fluturoi mbi të gjithë pas krosimit të Perisic, për të shënuar me kokë.

Nisja e pjesës së dytë ishte perfekte nga zikaltërit, që gjejnë të dytin me Lautaron. Një goditje nga distanca e grekut  Lykogiannis C. ngushtoi shifrat, me Handanovic që nuk bën dot asgjë (54’). Goli i qetësisë mban firmën e Lautaro, në fund. Inter ka 83 pikë, 2 më pak se Milan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon