MENU
klinika

Serie A, Java 37

Likuidon edhe Atalantën, Milan thuajse kampion

15.05.2022 - 19:58

Milan mund të shpallet kampion i Italisë që sonte në mbrëmje nëse Inter nuk fiton në Cagliari. Kuqezinjtë fituan 2-0 në “San Siro” lundër Atalantës dhe u mjafton vetëm një barazim në ndeshjen e fundit me Sassuolon nëse Inter fiton sonte.

Emocione dhe rastet ishin të shumta, teksa në fund festa i takon ekipit nga Milano, që bëri detyrën sot ndaj bergamskëve. Pjesa e parë përfundoi 0-0. Rasti i parë i rrezikshëm i takoi kuqezinjve, por gjuajtja e Leao në minutën e 20-të ishte shumë e lehtë.

Zikaltërit e vegjël i afrohen avantazhit në të 30-tën, por tentativa e Muriel u ndal nga Maignan. Në fundin e fraksionit, “Djalli” pretendoi penallti pas një kontakti Gjimshiti-Giroud, por vetëm kaq, pasi arbitri vijoi lojën.

Leao realizoi në minutën e 58-të. Sulmuesi portugez mori një assist nga Messias dhe me një gjuajtje të bukur, zhbllokoi takimin. Në të 75-tën, Theo bën gjithçka vetë. Mbrojtësi francez i driblon të gjithë dhe më pas dyfishoi shifrat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN