MENU
klinika

Biblioteka Kombëtare

In Memoriam mendimit të lirë

17.05.2022 - 20:51

        Përkujtohet puna e publicistit, përkthyesit, opinionistit dhe aktivistit shqiptar. Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare bën vend ekspozita me librat që shkroi, përktheu a redaktoi, krahas me publicistikën e Ardian Klosit. 

Ekspozita vjen si homazh për publicistin dhe përkthyesin, në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta. Libra që kanë kaluar në duart e tij, apo gazeta që dëshmojnë mendimin intelektual, u shfaqën për të sjellë në vëmendje atë që Klosi përfaqësonte, si dhe tradhtinë që ai provoi ndaj amaneteve të tij intelektuale…

Të pranishmit, miq e të afërm të Ardian Klosit, sollën kujtime dhe vlerësime, për një personalitet të munguar të mendimit intelektual shqiptar.

Piro Misha, mik i tij, do të shprehej: Rol i pazëvendësueshëm që pati në jetën tonë kulturore dhe intelektuale. Kam dëgjuar të thuhet se shumë prej kauzave për të cilat ai lufoi, mund të quhen beteja të humbura. Ndoshta, një miku im thotë se kjo i bashkon shumë figura të njohura të kulturës sonë prej atyre që iu futën betejës për të ndryshuar dhe emancipuar, shqiptarë e që e ngrysën jetën larg.

Ndërsa Ardian Vehbiu, do të theksonte: Mungon Klosi, roli i tij publik dhe konteksti ku realizohej Klosi kritik dhe disident ose habitati i diskursit te disidentit. Figurë intelektuale kontroverse, shpesh pjesë e debateve publike mbi të tashmen e të shkuarën e vendit, mbi nacionalizmin dhe figurat mitike, regjimin komunist dhe atë që e pasoi, megjithë kastën e bartur, gjuhën, identitetin, historinë e dritëhijet shoqërore, Klosi në ekspozitë erdhi përmes teksteve të para dhe pas 90-ës, përzgjedhur nga miku i tij, Piro Misha.

Të tjerë miq të hershëm të Klosit, ishin të pranishëm në 10-vjetorin e ikjes së tij.

Ardian Klosi (Tiranë, 9 korrik 1957 – 26 prill 2012) ishte publicist, përkthyes, opinionist dhe aktivist. U diplomua në fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në vitin 1981 me një tezë mbi përkthimin e Dickens dhe Thackeray. Prej 1981 deri më 1986, punoi si redaktor dhe përkthyes pranë shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, duke përkthyer autorë si Th. Mann, S. Zweig, H. Böll, M. Twain etj. Solli mjeshtërisht në shqip përmbledhjen e plotë të veprës së Franc Kafkës në prozë të shkurtër, si dhe veprën “Kështjella”, duke i përkthyer nga gjermanishtja pas një pune të gjatë. Në përkthime përmendim dhe “Me syrin e një klouni” nga Heinrich Böll; “Adami dhe Evelina”, nga Ingo Schulze; “I humburi”, nga Hans Ulrich Treichel; “101 poezi dashurie”, nga Bertolt Brecht, etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si nuk e takoi kurrë Çabejn

Lankshi rrëfen Camajn e panjohur

Në Horë t’Arbëreshvet

Eqerem Çabej fotografi e vitit 1931