Kur mbeten edhe katër ditë nga votimet për kreun e ri të Partisë Demokratike, kandidatët rivalë në këtë garë, ish kryeminstri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi vijojnë takimet e tyre me elektoratin.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se turi i takimeve të kandidatëve për Kryetar të PD vijon te enjten e 19 majit, ku:
Ora 13.00 – Ibsen Elezi takim me anëtare të FRPD
Ora 17.00 – Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Pogradec
Ora 20.00 – Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Korcë
Ora 18.30 – Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Korcë
“Komisioni ka marrë menjëherë masat për njoftimin e degëve përkatëse në lidhje me kalendarin e takimeve.
Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD i cili do të finalizohet me votimin e datës 22 maj 2022”.