Vetëm 20 vjeçar, por ia ka dalë që emri i tij të përmendet nëpër korridoret e zyrave të skuadrave të mëdha të Milanos. Mesfushor me aftësi teknike shumë të mira dhe një talent që premton shumë.
Ai është Kristjan Asllani, futbollisti i Shqipërisë që po shkëlqen me Empolin në elitën e futbollit italian. 22 paraqitje këtë edicion, 1 gol, 1 asist dhe fitimi i zemrave të shumë tifozëve. Këto ishin vetëm disa nga statistikat dhe arritjet e tij.
Drejtori sportiv i kuqezinjve, Paolo Maldini ka kohë që e ndjek dhe ka qenë një nga të paktit që ka parë aftësitë e tij që në fillim. Nuk do jetë aspak e lehtë për “Djallin” që të bëjë për vete Kristjan Asllanin dhe arsyet janë të shumta.
Së pari, Empoli e do në ekip edhe për vitin tjetër dhe së dyti, konkurrenca është tejet e madhe, pasi në këtë tratativë me siguri do ndjejnë shqetësimin edhe të kushurinjve zikaltër.