MENU
klinika

Shumë oferta për shqiptarin

Maldini takon familjarët e talentit të Kombëtares

18.05.2022 - 13:45

Një nga futbollistët e Kombëtares shqiptare më të kërkuar në merkato së fundmi është Kristjan Asllani. Paraqitjet e tij fantastike kanë bërë që për talentin kuqezi të vërshojnë oferta nga të gjithë anët.

I vetëdijshëm për “diamantin” që ka në dorë, presidenti Corsi surprizojë jo pak me deklaratën e fundit, ku la të kuptohet se Empoli mund ta mbajë edhe për një tjetër vit, por mediat italiane e lexojnë këtë deklaratë si presion për të rritur akoma më shumë vlerën e tij të kartonit, pak javë më parë e vlerësonte me 10 milionë euro.

Sipas “Tuttosport”, Inter mbetet ekipi favorit, kjo për disa arsye. Dy klubet kanë një marrëdhënie shumë të mirë, por mbi të gjitha, Inter sheh tek Asllani zëvendësin ideal të Brozovic, kanë hedhur poshtë të gjithë skenarët e tij si Parades e Pjanic për të synuar me kohë të plotë afrimin e Asllanit.

Inter ka në dorë edhe një kartë fituese, mund të përfshijë në tratativa Esposito. Mes Inter dhe Asllani në mes futet Maldini. Drejtori i Milan pëlqen shumë talentin shqiptar, madje sipas mediave italiane është takuar dhe me familjarët e Asllanit.

Pas betejës për titull, që nuk ka përfunduar ende, Milan dhe Inter pritet të përplasen në verë për të siguruar shërbimet e Asllanit. Të shohim se ku mund të luajë talenti kuqezi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gazetari i ANSA-s: Policia të ketë kujdes

“800 euro për të ardhur nga Roma në Tiranë”