Disa mendonin se ishte thjesht një i çmendur dhe se, duke arritur në skajin tjetër të botës, ai do të precipitonte në hiçgjë. Mirëpo, ai s’u dorëzua dhe, falë këmbënguljes së tij (dhe një përllogaritjeje të gabuar) u bë një nga eksploruesit më të mëdhenj në histori./Konica.al
Më 20 maj 1506, u nda nga jeta njeriu që mbërriti “atje ku askush nuk kishte shkuar më parë”, Kristofor Kolombi, zbuluesi, udhëtari dhe kolonizatori i parë evropian, që arriti në kontinentin e Amerikës. Përpara se të merrte tre karavelat nga mbretëresha Isabela, Kristofor Kolombi kishte si detyrë të bindte studiuesit e Salamankës, se toka ishte e rrumbullakët. Disa mendonin se ai ishte një i çmendur dhe se, duke arritur në skajin tjetër të botës, do të përfundonte në mosekzistencë. Mirpo, ai nuk u dorëzua dhe, falë këmbënguljes së tij, u bë një nga eksploruesit më të mëdhenj në histori. Në fakt, atij i detyrohemi zbulimin e Amerikës në vitin 1492./Konica.al
Përse e ndërmori Kolombi udhëtimin drejt Perëndimit?
Kristofor Kolombi lindi në vitin 1451. Vendi i lindjes së tij mbetet një mister. Sipas gjenovezëve ai ka lindur në Xhenova, për portugezët në Portugali dhe për grekët në Greqi. I ati ishte një endës gjenovez, Kristofor Kolombi ndoqi gjurmët e të atit dhe filloi të udhëtonte në det në vazhdën e kompanive të ndryshme tregtare. Transferohet në Portugali, ku martohet dhe bëhet baba. Ishte periudha kur fillon të përpunojë projektin e parë për të arritur në Indi, duke lundruar drejt Perëndimit, por mbreti i Portugalisë nuk ia financon ekspeditën. Më pas, ai u transferua në Spanjë, ku fitoi privilegjet e mbretit Ferdinand dhe mbretëreshës Isabela.
Më 3 gusht 1492, ai u nis nga porti i Palos, me 120 burra dhe një flotë prej tri anijesh: “Nina”, “Pinta” dhe “Santa Maria”.
Në tetor, zbarkoi në atë që aktualisht quhet Bahamas, për të vijuar me Kubën dhe Haitin. Në mars, ai kthehet triumfues në Palos, por Kolombi ishte i mendimit se nuk kishte prekur një kontinent të ri. Tokat e zbuluara i quajti Indi Perëndimore, kurse banorët e saj, indianë. Në vitet në vijim, ai organizoi edhe katër ekspedita të tjera, por dalëngadalë filloi t’i shuhej entuziazmi. Pas vdekjes së mbrojtëses së tij, Isabelës, Kristofor Kolombi u gjend në një mjedis armiqësor, ku askush nuk ishte më i interesuar për ekspeditat e tij. I sëmurë dhe i dobësuar, ai u tërhoq në Sevilje, në një shtëpi që kishte marrë me qira në famullinë e Santa Maria. Jetoi atje i vetëm, pothuajse i harruar nga bashkëkohësit, i braktisur nga shumica e shokëve aventurierë, që u pasuruan falë tij. Kristofor Kolombi, Admirali i oqeanit Atlantik, zëvendësmbret i Indisë, vdiq Ditën e Ngjitjes, duke murmuritur: “In manus tuas, Domine, commendo spiritum meum”(Në duart e tua Zot, unë dorëzoj shpirtin tim). Vdiq i trishtuar dhe i harruar më 20 maj 1506, në moshën 56-vjeçare.
Në të vërtetë, hipoteza që Kolombi kishte lënë për të testuar rrumbullakësinë e Tokës është hedhur poshtë kohët e fundit nga disa historianë. Midis tyre, edhe Alessandro Barbero, i cili, gjatë një konference interesante në Festivalin e Mendjes në Sarzana, tregoi sesi në mesjetë, dihej tashmë se toka ishte e rrumbullakët. Megjithatë, etja për dije dhe aventurë, që gjallëroi të riun Kristofor Kolombi, është shndërruar në mitin themelues të qytetërimit modern, aq sa konsiderohet si emblema e eksplorimit./Konica.al