MENU
klinika

Flet kryenegociatori rus

Moska është gati për të rifilluar negociatat

22.05.2022 - 21:54

Kryenegociatori rus Vladimir Medinsky në një intervistë për Kanalin Televiziv bjellorus “Ont” është shprehur se Moska është gati për të vazhduar negociatat.

“Rusia është e gatshme të vazhdojë negociatat me Ukrainën. Nga ana jonë jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun. Por dua të theksoj edhe një herë se topi për vazhdimin e bisedimeve të paqes është në fushën e Ukrainës. Ngrirja e negociatave është tërësisht një iniciativë e Ukrainës”, tha Kryenegociatori Medinsky, sipas raportimeve të “Tass”.