MENU
klinika

Vetting-u

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Enton Dhimitri

22.11.2018 - 09:27

Gjyqtari në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, Enton Dhimitri, është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Gjyqtari është edhe kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ndërsa trupa gjykuese ishte e përbërë nga Xhensila Pine, Genta Tafa, Pamela Qirko.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimi ka theksuar se mbi informacionet e ILDKPKI, hetimi për këtë gjyqtar ishte bërë në të tre komponentët, pasuri, aftësi profesionale dhe integritet.

Gjyqtari nuk ka rezultuar me probleme për pasurinë si dhe në aftësitë profesionale, por probleme janë konstatuar në drejtim të integritetit.

Sipas realtores Qirko, Komisioni kishte marrë informacione që kunati i gjyqtarit rezultonte i dënuar në Greqi me 20 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe kjo gjë nuk ishte shënuar nga gjyqtari në deklaratën vetting.

Por pavarësisht këtij fakti, KPK ka vendosur të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Gjirokastrës, Enton Dhimitri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë