MENU
klinika

Nga prindërit, bashkëshortja dhe deri te mediat

Mc Kresha rrëfehet për jetën e tij personale

23.05.2022 - 10:14

Reperi i njohur shqiptar, Mc Kresha ka bërë një rrëfim së fundmi për jetën e tij në programin “N’maj t’gjuhës” në RTV21.

Ai ka thënë se nuk preferon të flasë për gjërat e tij personale në media.

“Zakonisht më përmendin për jetën personale, për familjen, për fëmijët. Për gjëra që unë nuk preferoj të përmendem. Nëse shkruan diçka, le të shkruajnë për veprën që e bëj. Ama unë i kuptoj mediat, nuk jam i zemëruar me to. Nuk është faji i mediave, është faji i lexuesit”, theksoi reperi.

Më tej, reperi tha ndër të tjera se ai do të donte shumë të jetonte me prindërit. Jo vetëm kaq por ai ka edhe dy fjalë për bashkëshorten e tij.

“Kam qejf të jetoj me prindërit, por falënderoj Erzinën që edhe pse jetojmë vetëm përkujdeset që unë të çohem herët dhe të shkojmë te prindërit. Ata kanë qejf të rrinë me fëmijët e mi. Mua më pëlqen zhurma që vjen nga familja..” – tha Mc Kresha.

Ndër të tjera, ai foli edhe për producentin që i ka lënë më shumë mbresa, i cili është Enis Presheva. “Enisi e ka një trru gjenial. Është i veçantë si në stil, si në karakter, si njeri”, nënvizoi Kresha.

Mirëpo, Enisi vendosi të hiqte dorë nga muzika.

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure