Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka zbardhur diskutimet që ka zhvilluar me homologun grek gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Një prej çështjeve kryesore është procesi i integrimit europian. Xhaçka tha se Greqia mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit.
“Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë një politikë aktive. Një integrim ekonomik. Integrimi Euroatlantik është i pazëvendësuieshëm për rajonin. Tre vendet e Ballkanit Perëndimor janë në NATO. Një çështje e rëndësishme që u diskutua është dhe integrimi europian të Shqipërisë. Përshëndes mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë plotësuar kushtet. Shpresat mbeten akoma për një vendim gjatë presidencës franceze.
Vlerësojmë Greqinë si një partneritet të fuqishëm. Mundësitë për rritjen e shkëmbimeve tregtare është e rëndësishme. E falënderova ministrin për mbështetjen e kandidaturës së Shqipërsië si anëtar jo i përheshëm në Këshillin e Sigurimit. Temë diskutimi ishte dhe situata në Ukrainë, ku përfitoj nga rasti për të shprehur dhe njëherë mbështetjen e Shqipërisë. Duhet bërë më shumë për të ndaluar luftën e Rusisë ndaj Ukrainës. Ndajmë qëndrimin e njëjtë për dënimin e luftës së Rusisë. Një tjetër çështje e diskutuar është dhe delimitimi i hapësirave detare. Rikonfirmuam vullnetin për një kompromis për të referuar çështjen në një palë të tretë gjyqësore” – tha Xhaçka.