MENU
klinika

Pas performancës në Eurovizion

Flet Klaudia Pepa: “Ndihem shumë e zhgënjyer”

24.05.2022 - 10:10

Polemikat mbi performancën e Shqipërisë këtë vit në Eurovizion kanë qenë të shumta, duke e konsideruar atë si tepër provokuese dhe jashtë nivelit që ka formati. Si duket këto diskutime do vijojnë diskutimet për një kohë të gjatë. Një nga arsyet pse Ronela Hajati nuk u pëlqye është koreografia.

Së fundmi dhe koreografia Klaudia Pepa, ka folur pas pjesëmarrjes në Eurovizion. Klaudia ka qenë e ftuar në “E diell” në Top Channel ku u shpreh se, “jam dyfish e emocionuar, sepse kërceja në Itali, performoja në Itali, por përfaqësoja Shqipërinë, kështu që ishte diçka shumë speciale”

Ndërsa koreografinë e krijuar prej saj, ajo e konsideroi energjike, sensuale dhe një bombë. Por si duket të shumtë janë ata që nuk mendojnë njësoj, duke kritikuar koreografen dhe Ronelën në rrjetet sociale.

Klaudia Pepa ka qenë koreografja e Ronelës dhe për këtë arsye njerëzit i janë drejtuar personalisht asaj për performancën.

Pavarësisht kritikave të shumta, Klaudia është ndier shumë mirë duke shtuar se e gjithë skuadra ka pasur një energji shumë pozitive.

E pyetur se pse u zgjodh pikërisht ajo koreografi, balerinës u përgjigj se kjo ka qenë kërkesë e Ronelës.

“Zgjedhja nis nga kërkesat e Ronelës si këngëtare dhe unë, si koreografe, kam mësuar kërkesat e saj. Kjo është detyra jonë. Koreografia është energjike, është sensuale dhe është një bombë. Për mua është kështu.” – u shpreh Klaudia.

Ndërsa si përgjigje ndaj kritikave dhe sulmeve të shumta online ajo tha: “Atyre do u themi ‘të mblidhemi të gjithë dhe t’i vendosim në një levë dhe të bëjmë një ‘plié’ ose një ‘fondu’ (lëvizje që përshkruan ulje të ngadaltë të trupit, duke përkulur gjunjët) që t’i zbusim të gjithë”.

Klaudia ka folur dhe për zhgënjimin që ndjeu nga Italia, e cila nuk i dha Shqipërisë asnjë pikë: “Pak po, është e vërtetë. Zero pikë është pak fyese për çdokënd, por që nuk është në dorën tonë si individë, nuk na takon ne…” – tha Klaudia.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përse duhet të jemi të turpëruar?

Gazetari del në mbrojtje të Ronelës dhe Elsa Lilës