Rreth 100 tifozë të ekipit italian të Romes kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të marte në Portin e Durrësit nëpërmjet linjës së tragetit Bari-Durrës.
Tifozët kanë ardhur në mënyrë të organizuar, ndërsa policia lokale ka marre masa për shoqërimin e tyre dhe krijimin e korsive të dedikuara për transportin e tyre drejt kryeqytetit apo hoteleve ku kanë prenotuar.
Ndërkohë pritet që mëngjesin e së mërkurës të mbërrijnë nëpërmjet linjës së trageteve mbi 350 tifozë të tjerë të ekipit të Romës, të cilët gjithashtu do të shoqërohen nga forcat e policisë
Përveç aeroportit të Tiranës, porti i Durrësit do të jetë porta tjetër hyrëse ku pritet të vijnë disa qindra tifozë për finalen e Conference League, që do të luhet mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë.