Policia e Shtetit është mobilizuar për të mbarëvajtur finalen e madhe të Tiranës, mes Feyenoord dhe Romës. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se janë në total 2500 punonjës policie të angazhuar.
Ata janë vendosur në porte e aeroporte, zona kryesore të kryeqytetit dhe në qendër të saj. Sipas gazetares, hyrja në stadium do të bëhet nëpërmjet dy korridoreve të ndryshme për të shmangur konfliktet mes tifozërive.
Ajo tha se shfaqjet e dhunës së një dite më parë nuk duhet të përsëritet e kjo është kërkesa e drejtuesve të Policisë.
Ata kanë kërkuar nga efektivët që të kenë sjellje më të moderuara, në mënyrë që e gjithë kjo eveniment i rëndësishëm sportiv të kalojë pa incidente.