MENU
klinika

Kurti dhe Abazoviç bien dakord

“Do mbledhim bashkë qeveritë në vjeshtë”

25.05.2022 - 14:03

Në Davos, kryeministri Kurti e ka takuar homologun e tij nga Mali i Zi, Dritan Abazoviçin. Thotë se janë pajtuar, ndër të tjera, për mbledhje të dy qeverive, në veshtë.

Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, që mbahet çdo vit në Davos të Zvicrës, kryeministri Albin Kurti njofton se e ka takuar e ka biseduar me kryeministrin e Malit të Zi, përcjell Gazeta Express.

Ndërsa thotë se ka diskutuar për dy lidhjet rrugore mes Malit të Zi dhe Kosovës, dhe për mbledhjet e përbashkëta të Qeverive.

“E diskutuam bashkëpunimin, me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm dhe rritjes së investimeve, sidomos në nevojë e infrastrukturës në lidhjet Decan – Plavë dhë Pejë – Rozhajë. Ne u pajtuam për G2G (mbledhje të qeverive) këtë vjeshtë”, thuhet në një postim të bërë nga kryeministri kosovar në Twitter.

Kurti thotë se e uroi për marrjen e detyrës Abazoviqin, i cili u bë kryeministër para pak javësh.

Kryeministri Kurti ka shkuar në Davos direkt nga Amerika, ku qëndroi më shumë se dy javë. /Express/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!