MENU
klinika

MMA

Dy gjigantët e planetit do ndeshen mes tyre

22.11.2018 - 11:58

Dy prej njerëzve më gjigantë në planet do të përballen me njëri-tjetrin. Së shpejti një ndeshje “e frikshme” do zhvillohet në “MMA”, mes Martin Ford dhe një tjetër boksieri gjigant, të quajtur “ujku iranian”.

Por, kush janë ata dhe pse cilësohen si të tillë? Martin Ford, anglezi 2.08 metra i gjatë, pritet që të përballet me iranian Saxhad Garibi, i cili peshon 180 kilogram. Garibi, i quajtur edhe “Hulku iranian”, ka përvojë në mundje, një sport që është shumë popullor në Iran, por mbetet fillestar në MMA.

Nga ana tjetër, Ford është quajtur nga mediat si njeriu më i frikshëm në planet, vetëm për një nga vaktet e shumta që ha gjatë ditës, konsumon 20 të bardha vezësh, tre vezë të plota, 300 gram djathë, salcë soje dhe vaj ulliri.

E veçanta qëndron në faktin se asnjëri prej tyre nuk ka eskperiencë në MMA. E imagjinoni dot se si do të jetë dylyftimi i tyre? Fundja spektakli është i garantuar vetëm me zbritjen në ring…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Luftëtari rus mund të pezullohet

Mike Tyson: Khabib, më i çmendur se unë