otratNë 23 maj Dritan Hoxha mbushi 14 vite që është ndarë nga jeta. Vajzat e tij e kanë kujtuar me anë të postimeve të tyre në rrjetin social Instagram.
Lori Hoxha ka zgjedhur foton e një fluture të cilën e ka postuar në Instastory. Mesa duket shpirti i të atit ka ardhur pranë saj i personifikuar si një flutur. Ky ka qenë një mesazh nga Lori për të thënë se pavarësisht të gjithave ajo e ndjen se babai është gjithmonë pranë saj.
Ndërsa Sara Hoxha e ka kujtuar të atin me videon më të ëmbël. Në videon e postuar në profilin e saj duket djali i Sarës i cili mban në prehër vëllain e tij.
View this post on Instagram
“Këtë javë kemi menduar shumë për ty babi. Shpresoj ta dish se zemra ime është plot dhe do ta kishe dashur shumë familjen tënde”, ka shkruar Sara.
Kujtojmë se dhëndri i Dritanit, bashkëshorti i Sarës e ka kujtuar atë në një prej intervistave të tij të fundit. Ledioni u shpreh se ai i mungon në forma nga më të ndryshmet.
“Për mua është pishman i madh, që tre fëmijët nuk do e njohin kurrë gjyshin e tyre”– u shpreh Ledioni ku dukej tejet i prekur.