26.05.2022 - 13:31
Roma arriti të shpallet fituese në edicionin e parë të “Coference League”, duke mundur me rezultatin 1-0 ekipin e Feyenoord. Lojtari i përfaqësueses shqiptare, Marash Kumbulla, përmes një postimi në Instagram, tregon emocionet:
“Dje për mua ishte një mbrëmje magjike, që do ta kujtoj për gjithë jetën! Fitimi i trofeut tim të parë në Shqipërinë time është jo vetëm një krenari e madhe për mua, por është një ëndërr që nuk e kisha menduar kurrë se mund ta bëja realitet.
Kjo është për ju që në çdo ndeshje na bëni të ndjejmë gjithë dashurinë tuaj. Kjo është për familjen time që më ka dhënë gjithçka. Kjo është për Italinë, kjo është për Shqipërinë. ROMA FITOI”.
View this post on Instagram
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Njësoj si Gulio Cesare
Muralja për Mourinhon, perandor i Romës
Kryeministri publikon fotot
Edi Rama: I dhanë jetë eurombrëmjes së Shqipërisë!
Tre trofe në 3 dekada
Mourinho edhe më “Special”, bën një premtim
“Mourinho bëhet i ‘Vetmi’”