MENU
klinika

Nuk i ndahet shpirti

Jennifer Anniston bën shaka me divorcin e saj me Brad Pitt

27.05.2022 - 10:22

Jennifer Aniston nuk ngurroi të bënte shaka me divorcin e saj dhe Brad Pitt në 2005 gjatë episodit të fundit të “The Ellen DeGeneres Show”.

Kur prezantuesja e pyeti aktoren, se si e kaloi faktin që seriali “Friends” përfundoi në 2004 pas 10 sezonesh, Aniston bëri shaka duke ngritur supet se ajo “u divorcua dhe shkoi në terapi. Më pas bëra një lëvizje të quajtur “Ndarja”. Thjesht u anova deri në fund.”

Aniston ishte e martuar me Pitt, 58 vjeç, për gati pesë vjet përpara se të njoftonin ndarjen.
Asokohe çifti bëri të ditur se ky vendim ishte rezultat i një konsiderate shumë të menduar dhe se ata do të mbeteshin me kënaqësi miq të përkushtuar dhe të kujdesshëm me dashuri dhe admirim të madh për njëri-tjetri.

Brad pastaj u martua me Angelina Jolie në 2014 pasi ishin në një film së bashku dhe u ndanë në 2016.
Aniston u martua me Justin Theroux në vitin 2015 dhe njoftuan ndarjen e tyre në 2018.

Jennifer i quajti martesat e saj “shumë të suksesshme” pavarësisht gjatësisë së tyre të shkurtër.

“Kur ata morën fund, ishte një zgjedhje që u bë sepse ne zgjodhëm të ishim të lumtur dhe ndonjëherë lumturia nuk ekzistonte më brenda asaj marrëveshjeje”– shpjegoi ajo për revistën Elle në 2018.

Edhe pse Pitt besohej gjerësisht se e kishte tradhtuar Aniston me Jolie, kjo e fundit ka mbajtur raporte miqësore me të dy ish-bashkëshortët e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Yjet e Hollywood rikthehen bashkë

Brad Pitt harron Jolie, pushime në Itali me Aniston

Foto/ Tashmë Angelin Jolie qenka harruar

Brad Pitt në një lidhje me ‘magjistaren’ bjonde


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure