27.05.2022 - 12:56
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në fshatin Sul, Devoll, ku një fëmijë 2 vjeçar ka vdekur pasi dyshohet se ka konsumuar aksidentalisht raki.
Policia bën me dije se i mituri ka mbërritur i pajetë në spital dhe mjekët nuk kanë mundur të bëjnë dot asgjë.
Devoll/Informacion paraprak
Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll.
Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.