MENU
klinika

Analiza e The Washington Post

Davos: Një shembull i qartë se globalizmi nuk e shpëton botën!

27.05.2022 - 18:14

Pjesëmarrësit e Forumit Ekonomik Botëror vjetor këtë javë në Davos, Zvicër, thuhet se janë nuk janë aspak në humor.

Dy vitet e fundit i kanë prishur ëndrrat e tyre për një globalizëm të papenguar, pasi lufta, sëmundjet, inflacioni dhe uria i kanë penguar.

Besimi globalist mbështetet në tre dogma të rreme: E para – që tregtia e papenguar me kombet më të varfra të botës do t’i “shpëtojë” të gjithë në botën e zhvilluar – është qartësisht më e gabuara. Rritja e pabarazisë ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe ekonomitë e tjera të përparuara është rezultat i rritjes së të ardhurave për arsimimin e lartë dhe stagnimit të pagave për punëtorët e pakualifikuar.

Forcat në rritje të populizmit, si në të majtë ashtu edhe në të djathtë, janë produkt i gjithçkaje që ndodh ”në shtëpi”.

Pushtimi rus i Ukrainës dhe shtypja e lirisë nga Kina në Hong Kong kanë ekspozuar dogmën e dytë të konceptuar keq.

Davos 2020: everything you need to know about the World Economic Forum |  Euronews

Kjo ide thoshte se instinktet agresive të kombeve jodemokratike do të frenoheshin nga ndërvarësia ekonomike me Perëndimin demokratik. Tani është shumë e qartë se autokratët ambiciozë janë më se të gatshëm të varfërojnë qytetarët e tyre për objektiva keqdashëse.

Udhëheqësit evropianë besonin sinqerisht se presidenti rus Vladimir Putin do të zgjidhte pasurinë, jo fuqinë ushtarake. Gabim!

Pasoja e kësaj premise të gabuar tani po shihen kufo. Vendet evropiane po përpiqen të heqin dorë nga nafta ruse duke blerë burime të tjera energjie më të shtrenjta. Dhe vendimi i botës perëndimore për të vendosur sanksione ndaj Rusisë do të dëmtojë vetë ekonomitë e tyre. Këto kombe tani e shohin qartë se ndërvarësia ekonomike i ka lënë ata nën kontrollin e autokratëve, dhe jo anasjelltas.

Kjo është një goditje e rëndë për Davos-izmin.

Dogma e tretë e gabuar është se zinxhirët e furnizimit do të mbeten gjithmonë të hapur dhe të lirë.

Ndikimi i vazhdueshëm i pandemisë në Kinë tregon se kjo është krejtësisht e gabuar. Bizneset tani po kuptojnë se ka rreziqe të mëdha për t’ua transferuar prodhimin kombeve mijëra milje dhe shumë oqeane larg. Nëse ato fabrika do të ishin brenda Perëndimit, biznesi mund të ushtronte presion mbi qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike për të balancuar dëmin ekonomik të izolimeve kundër përfitimeve të supozuara shëndetësore. Ata nuk kanë një ndikim të tillë me Kinën dhe qeveritë e tjera të huaja, duke i lënë të pafuqishëm.

Askush nuk e mohon që globalizmi ka qenë një ndihmë e madhe për të varfërit e botës.

Pjesa e popullsisë së botës që jeton në varfëri ekstreme, e matur nga Banka Botërore, ka rënë nga 36 për qind në vitin 1990 në rreth 9 për qind sot. Kjo rënie ka qenë veçanërisht e shpejtë që kur Kina u bashkua me Organizatën Botërore të Tregtisë në 2001, duke rënë nga 30 përqind në nivelin e saj aktual. Ky është një përparim i madh dhe askush nuk refuzon t’i japë merita globalizmit për këtë arritje.

Por qeveritë demokratike nuk ekzistojnë për të financuar kombet e tjera.

Përgjegjësitë e tyre kryesore janë të mbështesin vendet e tyre. Do të ishte e mrekullueshme nëse ata mund ta arrijnë këtë duke ndihmuar të tjerët, por asnjë grup liderësh të zgjedhur nuk do të qëndrojë në pushtet nëse injoron nevojat e publikut në shtëpi.

What is Davos? 5 things to know about the World Economic Forum

Ata do të vajtojnë dhe kërcasin dhëmbët telsa kombet do të përpiqen të rindërtojnë industritë dhe të favorizojnë investimet më afër vendit dhe brenda sferave të tyre të ndikimit.

Por kjo është ajo që bënë paraardhësit e Davos – aristokratët dhe plutokratët e viteve 1930 – gjatë Depresionit të Madh. Ata kundërshtuan çdo taksë dhe rregullore të re që vendosën qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike.

Rezultati, megjithatë, ishte një Perëndim politikisht i qëndrueshëm dhe i lirë.

Kjo është ajo që duhet të synojnë sot populistët. Ata duhet të duan të reformojnë kapitalizmin global, jo t’i japin fund. Më e rëndësishmja, ata duhet të ruajnë demokracinë dhe sundimin e popullit.

Pjesëmarrësit në Davos mund të tundohen nga efikasiteti i supozuar i autokracisë, por populistët duhet të refuzojnë përparimin ekonomik nëse vjen me çmimin e regresionit politik.

Hong Kongu mund të jetë i pasur dhe i qëndrueshëm, por nuk është i lirë.

Për dekada me radhë, fantazma e globalizmit jodemokratik të Davos-it e përndiqte botën. Sot, qytetarët e lirë të botës mund ta dëbojnë atë fantazmë nëse dëshirojnë.

Ata nuk kanë asgjë për të humbur përveç zinxhirëve të tyre.

Burimi: The Washington Post

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Vaksina anti-COVID/ BE akuza kompanisë ‘Astrazeneca’

“Evropa po trajtohet si kliente e klasit të dytë!”

Kurti dhe Abazoviç bien dakord

“Do mbledhim bashkë qeveritë në vjeshtë”


Kryeministri është gati të nënshkruajë urdhrin

Trump “i jep zemër”, Izraeli synon programin bërthamor iranian

Rusia aktivizon “Oreshkin”

Paralajmërimi ogurzi që vjen nga Ukraina!

Shefi i NATO-së takohet me Trump në Florida!

Çfarë diskutuan Mark Rutte dhe presidenti i zgjedhur i Amerikës

Analiza e DW: Si do të veprojë qeveria

A mund të arrestohet Benjamin Netanyahu në Gjermani?

Netanyahu “barazohet” me Putinin

E ardhmja e Izraelit varet “në fije të perit”