Emri i ekipit kampion në Konferencën e Lindjes do të mësohet pas ndeshjes së shtatë dhe të fundit finale që do të luhet pas dy ditësh. Sfida e gjashtë luajtur sot në Boston u fitua 111-103 nga Miami Heat, që barazoi 3-3 serinë e finaleve.
Një ndeshje me emocione dhe rivalitet, ku skuadra e Celtics nuk arriti të përfitojë nga faktori fushë për të fituar dhe shkuar në “The Finals”, ku ndodhet prej 24 orësh ekipi i Golden State, kampion në Konferencën e Perëndimit.
Të dyja skuadrat e kërkuan me ngulm fitoren, por diferencën në fushë e bëri Jimmy Butler, autor i 47 pikëve për Miami. Një mbrëmje magjike për të, që i vetëm arriti të mposhtë ekipin e Celtics, mbështetur edhe nga Loëry me 18 pikë e 10 asist.
Për Boston Celtics u dallua Jayson Tatum, që realizoi 30 pikë, por që nuk mjaftuan për të fituar. Mirë u paraqitën edhe Ëhite me 22 pikë e Broën me 20, por që mbetën për statistikë për skuadrën vendase, që zhgënjeu para publikut të saj.