MENU
klinika

Protesta para Parlamentit

Dalin emrat/ Arrestohen në flagrancë 11 protestues

22.11.2018 - 15:05

Ditën e sotme banorët e Unazës së Re kanë realizuar një protestë mjaft të dhunshme përpara godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë.

Si pasojë e akteve të dhunshme janë plagosur rreth 12 punonjës policie mes tyre dy janë në gjendje më të rëndë, si dhe u lënduan lehtë 3 protestues.

Shërbimet e Policisë Tiranë kanë shoqëruar 11 shtetas.

Nga tërësia e veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët për hetimin e krimit, nën drejtimin e Prokurorisë u bë arrestimi në flagrancë i tyre dhe konkretisht:

policia dhe protestuesit-konica.al
policia dhe protestuesit-konica.al

– Alban Ahmetcenaj, 36 vjeç;

– P. A., 17 vjeç;

– Fluturim Goleci, 30 vjeç;

– Rruzhdi Daci, 53 vjeç;

– Marsel Villari, 28 vjeç;

– Erjona Dozhani, 30 vjeç;

– Lulzim Dozhani, 45 vjeç;

– Dorjan Protoduari, 30 vjeç (i shpallur më parë në kërkim nga Kom. Pol. nr.6, për veprën penale “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”);

– Ali Nalic, 35 vjeç;

– Amarildo Sinanaj, 30 vjeç;

– Shpati Bilbili, 31 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Njëkohësisht vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë, të cilët gjatë protestës kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë, si dhe kanë nxitur protestuesit për veprime të dhunshme.

Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

Policia e Shtetit është e vendosur për të mos toleruar akte të tilla dhune ndaj punonjësve të Policisë si dhe për të mos lejuar më bllokimin e rrugës, duke penguar qarkullimin e lirë të qyetarëve dhe të automjeteve.