MENU
klinika

Një komedi ballkanase...

Kush është KUKULLA?

31.05.2022 - 16:48

        Teatri është zhvillim. Dhe i domosdoshëm për një shoqëri. Aq më shumë në mentalitetin ballkanas… Sidomos në Shqipëri. Me një temë delikate, si ajo mbi femrën, KUKULLA ju vjen në ndihmë… të gjithë “padronëve”!  

Komedia vjen katër mbrëmje me radhë, për publikun. Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivgoli” bën me dije se shfaqja, me regji nga Elma Doresi, është pranë jush mbrëmjeve më 2, 3, 4 dhe 5 qershor.

“Një komedi për mendësinë e meshkujve ballkanas, komplekset dhe trajtimin e femrës si pronë, pa marrë parasysh dëshirat e mendimet e saj, si një “Kukull””, – është përshkrimi në faqen zyrtare të teatrit.

Vepra me autor Miro Gavran, sjell në role aktorët: Klodian Hoxha dhe Cubi Metkaj.

Në qendër të shfaqjes qëndron Marko, i cili, pas një lidhjeje shtatëvjeçare fillon të përballet me problemet e të dashurës së tij, që heziton të krijojë familje. Duke qenë se ai nuk e duroi dot vetminë, pas disa muajsh fillon të jetojë me një grua-kukull, shpikja më e fundit e krijuar për ta bërë njeriun të lumtur.

Prodhim i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, vepra e Gavranit, vjen e përkthyer nga Artur Lena, me kostumografi nga Sofi Kara, skenografi të Beqo Nanajt dhe me kompozitor, Silver Metkajn.

Regjisorja Elma Doresi tregon se është një vepër që përcjell mesazhe, trajton tema shumë njerëzore dhe është shumë e prekshme në marrëdhënien në çift. “Qëllimi ynë, ka qenë të shohim realitetin ku ndodhemi, ta prekim dhe t’u themi njerëzve që na shohin, që disa gjëra janë gabim”, – thotë Doresi.

Komedia sjell situata komike, batuta dhe momente njëherësh humoristike dhe dramatike. Kjo shfaqje u shfaq premierë në qershor 2012, në “Storefront & Bench Productions” në Nju Jork, SHBA. Përkthyer në anglisht, gjermanisht, polonisht, çekisht, sllovenisht, rusisht, sllovakisht, danisht, holandisht, spanjisht dhe shqip. Shfaqja është luajtur në 15 teatro në: SHBA, Kroaci, Sllovaki, Çeki, Indi, Slloveni, Sllovaki, Danimarkë, Kubë, Holandë dhe Australi. Veprat e Gavran janë përkthyer në 25 gjuhë.

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale

Ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe