Sonte Luana Vjollca dhe Beatrix Ramosaj zhvilluan një video live së bashku ku kanë folur për bullizmin dhe pasojat që lë te një person.
Gjatë fjalës së saj Trixa ka treguar se është bullizuar që në shkollë dhe në fakt shkak ka qenë mbipesha.
Mirëpo, këngëtarja tha se gjatë asaj periudhe me veten punoi shumë dhe më pas e kaloi këtë fazë. Më tej, ajo tha se ne jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri por jo perfekt. “Rëndësi ka të kemi shpirt të mirë”, theksoi ajo.
“Që në shkollë e kam përjetuar. Të gjithë kemi karaktere të ndryshme dhe unë futem tek ata që janë më sensitive dhe janë tërhequr. Nuk më kanë pëlqyer asnjëherë konfliktet por kjo nuk domethënë që të tjerët të kenë të drejtën të të shkelin ose komentojmë. Kam qenë pak si shumë e mbushur dhe e kam përjetuar shumë. Por kalohet duke u rritur. Kjo gjëja bëhet edhe traumë. Lidhet me atë idenë, nuk kanë besim në vete. Të gjithë jemi të bukur në mënyrat tona. Jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri por jo perfekt. Rëndësi ka të kemi shpirt të mirë.”– tha ajo.
Së fundmi ajo pranoi që po përjeton sërish bullizëm, që pas daljes nga BBV.