MENU
klinika

Si ndihet ajo?

Beatrix Ramosaj flet për lajmin e bashkimit të Borës dhe Donaldit

29.05.2022 - 11:38

Që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Disa ditë pas mbarimit të emisionit u bë e ditur se marrëdhënia mes saj dhe konkurentit tjetër, Donald Veshaj, kishte mbaruar por dedikimet apo kunjat në rrjetet sociale nuk kanë munguar. Pavarësisht kësaj nuk ka patur ndonjë deklaratë zyrtare nga ana e Beatrixës gjatë kësaj kohe por mbrëmjen e djeshme ajo ka marrë pjesë në “Netët e klipit shqiptar”, ku dhe ka folur pak më shumë për veten e saj. Ajo është shprehur se është mirë dhe se është më e angazhuar se kurrë.

“Jam shumë mirë. Kam qenë gjithmonë mirë dhe nuk kam thënë asgjë. I kam lënë të tjerët të flasin për mua. Kam qenë më e fuqishme se kurrë dhe më e angazhuar se kurrë me shumë projekte”- u shpreh ajo.
E pyetur nëse e kanë mërzitur lajmet e fundit në lidhje më bashkimin e Borës dhe Donaldit ajo është shprehur se- “Nuk më kanë mërzitur lajmet. Nuk i kam parë sepse nuk kam pasur kohë”.
Lajmet për bashkimin e ish-çiftit, nisën pasi ata u panë së bashku në sfilatën e Valdrin Sahitit në Prishtinë.
Mesa duket Trixa ndihet me mirë që pas publikimit të videos kundër bullizmit që ajo ka përjetuar këto kohë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kam vite pa pasur dikë afër”

Beatrix përlotet kur flet për Donaldin

“Po përjetoj një periudhë të vështirë”

Çfarë ka ndodhur me Semin pas “Big Brother VIP”?

Aktori ngatërron emrin e Beniadës me atë të ish-të dashurës

Bora Zemani dhe Donald Veshaj shkaktojnë ‘furtunë’ në internet


Nga aktore e njohur në Shqipëri, në parukiere në SHBA

Si ka ndryshuar jeta e Pranvera Lumanit (Veizit)

“U arrestova pasi u përplasa me priftin”

Roberti flet për eksperiencen e tij në Greqi

Heidi Baçi “thyen” Romeo Veshajn, fansat rikthehen tek Egla Ceno!

Pak ditë larg finales, çfarë ndodhi në “Instagram”-in e banorëve të BBV