MENU
klinika

Një luks mbretëror

Kur populli ‘vdiste’ për bukë, shikoni pallatin ku jetoi ish-diktatori

17.07.2017 - 20:00

Ky pallat luksoz u ndërtua në 1965, pasi Çaushesku mori pushtetin në Rumani. Kjo ndërtesë shërbeu edhe si rezidenca e tij në kryeqytetin e Bukureshtit.

Pas 26 vjetësh e mbyllur, qeveria në Rumani hapi për publikun vilën e ish dikatorit Çaushesku.

Në këtë pallat jetoi Nikolae Çaushesku dhe bashkëshortja e tij Helena të cilët u pushkatuan gjatë revoltës së popullit.

Pallati ka zbukurime me dru të gdhendur, shandane me qelq Murano, mermer dhe mozaikë.

Me 80 dhomat e tij, pallati ka qënë një simbol i pasurisë dhe pushtetit të klasës sunduese të kohës. Brenda ndërtesës ka edhe pishinë, serre të mbyllur, kinema dhe bunker nëntokësor.