MENU
klinika

Van Basten sulmon FIFA-n dhe UEFA-n

“Duam ndeshje futbolli, jo balerinë në fushë”

02.06.2022 - 16:55

Spektakli i zhvilluar para fillimit të finales së Champions League mes Real Madrid dhe Liverpool-it ka shkaktuar shumë debate dhe polemika. Situata jashtë stadiumit dhe deklaratat e këngëtares Camilla Cabello kanë përçarë opinionin.

Shumë e kanë vlerësuar spektaklin dhe kanë dalë kundër atyre që kanë kritikuar zgjedhjen e UEFA-s, e akuzuar se po provon të “amerikanizojë” sportin me evente të ngjashme me ato tipikë të sporteve amerikane.

Në lidhje me këtë temë është shprehur edhe Marco van Bastem, ish-fenomen i Milan-it dhe i kombëtares holandeze, i cili nuk është treguar aspak i butë me organizatorët:

“Ne nuk duam të shikojmë vetëm ndeshjet e futbollit dhe jemi të detyruar të shikojmë njerëz që kërcejnë dhe këndojnë. UEFA dhe FIFA po provojnë të bëjnë para me ndeshjet. Mbajeni këtë gjë larg nesh, ne duam të shijojmë vetëm një ndeshje.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Finalissima” i takon Messit me shokë

Argjentina mposht Italinë, merr trofeun ndërkombëtar