MENU
klinika

Nobelisti... çnjerëzor

The Handke Project vjen në teatrin ODA

02.06.2022 - 16:25

         Në Prishtinë, kësaj të premteje, më 3 qershor çel premierën shfaqja “The Handke Project”, për t’u pasuar me datë 4 qershor, me mbrëmjen e radhës, në teatrin “Oda”. Pasditen e 6 qershorit, shfaqja do të vijojë në Teatrin Shqiptar në Shkup, më 7 në teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj, ndërsa në datat 9 dhe 10 qershor, aktorët do të ngjiten në teatrin “Bitef” të Beogradit, sipas Kultplus.

Regjia, nga Blerta Neziraj: “The Handke Project” ose drejtësi për marrëzitë e Peterit, një projekt teatror ndërkombëtar, që ka bërë bashkë një kastë të artistëve nga Kosova, Franca, Italia, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Gjermania, Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi.

Përmes prizmit të laureatit kontravers të çmimit ‘Nobel për letërsi”, Peter Handke, një ansambël panevropian navigojnë nëpër barazpeshën delikate ndërmjet lirisë së shprehjes dhe përgjegjësisë shoqërore në teatër.

Në kastë është edhe aktori i mirënjohur shqiptar nga Parisi, Arben Bajraktaraj. Aktorë të tjerë të angazhuar janë edhe Ejla Bavćić e Teatrit Kombëtar të Sarajevës, Adrian Morina e Verona Koxha nga Kosova, aktori shqiptaro-italian Klaus Martini dhe aktorja nga Mali i zi, Anja Drljević.

Shfaqja është produksion teatrot i Qendrës Multimedia nga Prishtina, në bashkëpunim me Mittelfest & Teatro della Pergola (Itali), Teatrin e Dortmundit (Gjermani), Teatrin Kombëtar të Sarajevës & Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit –MESS (Bosnjë dhe Hercegovinë).

“The Handke Project” është një performancë për shkrimtarin, i cili, me librat dhe qëndrimet e tij ka fabrikuar e ka përmbysur faktet e luftrave në ish-Jugosllavi; ka nxitur dhe përkrahur ideologjinë e ‘tokës së djegur’, si dhe u ka thurur elozhe poetëve e regjisorëve militantë, të konvertuar në ‘inxhinierë projektesh gjenocide’.

Në varrimin e kriminelit Millosheviç, Handke i thoshte masës së njerëzve të etur për gjak, se ai “nuk e di të vërtetën” dhe se, prandaj është “këtu afër Millosheviçit, afër Serbisë”. Vuajtjen e srbëve, Handke e krahasonte me vuajtjen e hebrenjve në kohën e nazizmit!

Tekstin e ka shkruar Jeton Neziraj, dramaturge e shfaqjes është Biljana Srbljanović, kurse bashkëpunëtore artistike është Alida Bremer. Skenografe e shfaqjes është Marija Kalabic, kompozitor: Gabriele Marangoni, koreograf: Gjergj Prevazi, kostumograf: Blagoj Micevski, dizajni i dritave: Yann Perregaux, dizajni i tonit: Leonardo Rubboli dhe tempo Reale, asistent i regjisë: Sovran Nrecaj, menaxhere e produksionit: Aurela Kadriu, kurse asistente e produksionit është Flaka Rrustemi.

Një dhuratë e kinemasë tonë nostalgjike për të gjithë brezat

Restaurohet filmi “Kthimi i Ushtrisë së Vdekur”

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen