MENU
klinika

NBA

Celtics fitojnë finalen e parë, zhgënjejnë Warriors

03.06.2022 - 12:29

Ekipi i Boston Celtics fitoi 120-108 ndaj Golden State Warriors në finalen e parë play off në NBA. Celtics arritën një sukses të rëndësishëm jashtë fushe, në shtëpinë e rivalëve, duke udhëhequr 1-0 serinë e takimeve.

Sfida ishte në përgjithësi i ekuilibruar, me miqtë që u shkëputën në periodën e fundit. Al Harford me 26 pikë ishtë shënuesi më i mirë për Boston, mbështetur edhe nga Broën me 24 pikë dhe White me 21 pikë.

Te skuadra e Golden State shkëlqeu vetëm Stephen Curry, autor i 34 pikëve, ndërsa pjesa tjetër e ekipit ishte në hije, duke zhgënjyer. Edhe sfida e radhës do të luhet në fushën e Golden State, që do të synojë hakmarrjen.

Boston me këtë fitore bëhet favorit, pasi nëse do të jetë e nevojshme, finalja e shtatë do të luhet në fushën e vet. Një favor jo i vogël, duke parë që duhen të përshkohen rret 4300 km nga njëri cep i Amerikës në tjetrin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon