Revista “Hello” ka publikuar detaje të reja rreth gjendjes së këngëtares kolumbiane Shakira në lidhje me situatën rreth partnerin Gerard Pique, i cili flitet ta ketë tradhëtuar së fundmi me një modele.
Sipas revistës në fjalë, Shakira ka pësuar një krizë të fortë të shtunën e kaluar. Këngëtarja është dashur të trajtohet nga shërbimet mjekësore dhe është transferuar me ambulancë në klinikën Teknon në Barcelonë.
Një dëshmitar i ngjarjes tha për revistën se kolumbiania përfundoi në spital si pasojë e një sulmi ankthi. Mjekët e pyetën Shakirën nëse kishte nevojë për kujdes psikologjik dhe ajo kërkoi të shkonte në klinikën e lartpërmendur në Barcelonë.
Shakira y Piqué: ¿Quién es la supuesta amante del futbolista y qué canción le habría dedicado la colombiana? https://t.co/4kF2JRJzJC pic.twitter.com/ogDOPuZ3Hs
— LOS40 Chile (@40ChileOficial) June 3, 2022
Pique dhe Nidia del Carmen Ripoll, nëna e këngëtares, ndoqën ambulancën me automjetet e tyre deri sa arritën në vendngjarje.