MENU
klinika

Mbrojtësi i Barcelonës jeton vetëm

Zbulohet me kë e tradhëtoi Pique partneren e tij Shakira

02.06.2022 - 17:13

Shakira dhe Pique janë është zhytur në krizë. Mbrojtësi është zhvendosur në një apartament i vetëm në rrugën ‘Muntaner’ në Barcelonë. Të paktën këtë dëshmojnë disa banorë të zonës dhe kjo mund të konfirmojë se kriza e çiftit mes Piqué dhe Shakira është e vërtetë.

Laura Fa, gazetare, ishte përgjegjëse për zbulimin e informacionit: “Këngëtarja e ka kapur me një tjetër dhe do të ndahen”. Mendohet se këngëtarja kolumbiane ka marrë vendimin për t’u ndarë nga futbollisti i Barcelonës.

Artistja kolumbiane ka shkuar me pushime në Ibiza me fëmijët e saj dhe pa Gerard Piqué, çka e përforcon teorinë se lidhja nuk po kalon momentin më të mirë. Krahas kësaj, Shakira përballet me një pengesë tjetër, pas vendimit të Prokurorisë për të hetuar mashtrimin e saj fiskal të pretenduar prej 14.5 milionë euro.

Pique, shakira

Po cila është dashuria e re e Piqué? Siç është raportuar nga Emilio Pérez de Rozas në revistën ‘Cuore’, mbrojtësi i Barçës e tradhtoi Shakirën me “një bjonde të re rreth të 20-tave, që studion dhe punon si mikpritëse eventesh”.

Piqué është fotografuar në disa dalje për jetë nate, në klube të tilla si Bling Bling dhe Patron. Në to shkonte së bashku me partnerin e tij në ekipin katalanas, mesfushorin Riqui Puig. Ai është parë i shoqëruar nga femra të tjera.

Një tjetër burim thotë se Pique e ka tradhëtuar partneren e tij edhe me nënën e futbollistit Gavi, gjithashtu shok skuadra te Barcelona. Mësohet se Gavi nuk është në dijeni për këtë. Nëse rezulton e vërtetë, atëherë do të kishte një furtunë të vërtetë te Barcelona dhe njëkohësisht edhe me Shakirën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ja për çfarë bëhet fjalë

Partnerja e Pique rrezikon burg në Spanjë