Zyra e një noteri në Sarandë, është djegur gjatë orëve të mëngjesit të kësaj të hëne. Zyra është në pronësi të noterit Aleko Anagnosti.
Persona ende të paidentifikuar, i kanë vendosur flakën zyrës në qendër të qytetit. Si pasojë e zjarrit, nuk pati persona të lënduar, por u dogjën vetëm disa dosje. Mësohet se Anagnosti është arrestuar më 1 qershor me urdhër të Prokurorisë së Sarandës. Dy ditë më parë, gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për anagnostin.
Disa orë pasi iu vendos zjarri, Prokuroria e Sarandës ka vendosur nën sekuestro zyrën e noterit Aleko Anagnosti.
Mësohet se policia po ekzekuton urdhrin e Prokurorisë për të sekuestruar dokumentet në zyrën e noterit.
Sarandë/Informacion paraprak
Më 06.06.2022, në lagjen nr.1 Sarande, ka rënë zjarrë në zyrën e shtetasit A. A., Ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.