Alex Davies, bashkëthemelues i grupit të parë të ekstremit të djathtë, i ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar prej Luftës II Botërore, u burgos ditën e sotme në “Old Bailey”, për tetë vjet e gjysmë.
Ai është quajtur “nazisti më i madh”. Davies është i fundit që burgoset, nga 19 anëtarët e “Veprimit Kombëtar”, për antarësim në një organizatë të ndaluar.
Anëtarët komplotuan “xhihadin e bardhë” dhe njëri prej tyre, përgatiti vrasjen e një deputeti.
27-vjeçari nga Swansea, e themeloi grupin në moshën 18-vjeçare, ndërsa përgatitej që të studionte për shkenca politike në Universitetin Warwick, pasi kishte kaluar pesë nivele A.
Ai u regjistrua dy herë në programin e qeverisë për çradikalizimin, Parandalimi, për të cilin ai pretendon se nuk ishte kërcënim.
“Veprimi Kombëtar”, fillimisht synonte të ishte një grup elitar, duke rekrutuar studentë dhe të diplomuar universitarë. Por, ai pasqyronte aktivitetet e islamistëve, me filozofinë e “xhihadit të bardhë”, duke argumentuar se të bardhët, ishin të kufizuar nga faji judeokristian, për të mos kryer akte dhune dhe për këtë arsye, duhej të adoptonin besime nga satanizmi, xhihadi dhe martirizimi.
Grupi organizoi kampe stërvitore, ku Davies u filmua duke u përgatitur për një “luftë garash”. Ideologjia e tij, ka qenë një frymëzim për grupet ndërkombëtare të ekstremit të djathtë, duke përfshirë “Atomwaffen Division” dhe “Vanguard America”.
I riu beson se, fashistët duhet të jenë të veshur me zgjuarsi dhe të aftë për t’u përfshirë me popullatën, si edhe brenda institucioneve, duke ndikuar në zhvillime.
Videoklipet e treguan aktivistin Davies, në një grup të veshur me kapuç dhe maska me kafka, në demonstrata me thirrje ndaj “tradhtarëve të racës” të hidhej gaz, ndërsa bërtisnin “Britania është e jona”.
Në vitin 2016, ai u fotografua duke kryer një përshëndetje naziste në dhomën e ekzekutimit, në kampin e përqendrimit “Buchenwald”.
“Veprimi Kombëtar” u ndalua në dhjetor 2016.
Davies, themeloi një grup të ndarë, të quajtur “Veprimi Nacional Socialist Antikapitalist”, i njohur si NS131.
Aktivitetet e tij të vazhdueshme u zbuluan, pasi një sinjalizues kontaktoi grupin antiekstremist “Hope Not Hateto”, ku u zbulua se një anëtar i grupit të Davies, Jack Renshaw, ish-student i Universitetit Metropolitan të Mançesterit, kishte planifikuar të vriste Rosie Cooper, deputete laburiste për Perëndimin.
Policia zbuloi mesazhe të koduara në telefonin celular të një anëtari tjetër, Alex Deakin, një ish-student në universitetet “Aberystwyth” dhe “Coventry”, i cili, dyshohej se kishte bërë thirrje racsite.
Të tjerë të dënuar për antarësim, përfshijnë: Mikko Vehvilainen, ish-ushtar britanik që shërbeu në Afganistan dhe Benjamin Hannam, oficer i Policisë Metropolitane në provë.
Po ashtu, dy nga ekstremistët e dënuar janë gra.
Davies, deklaroi se është socialist dhe nacionalist uellsian, si dhe ishte i përfshirë në sabotazhe gjuetie, anarkizëm dhe në ndihmë të bankave ushqimore, përveç aktiviteteve terroriste nga ana e tij.
Po ashtu, ai kishte qenë i përfshirë në Partinë Kombëtare Britanike dhe Ukip.
Gjyqtari Mark Dennis, tha se grupi lavdëroi Hitlerin dhe regjimin nazist, të viteve 1930.
Dennis tha se grupi kishte promovuar një “agjendë të dhunshme supremaciste, me urrejtje të drejtuar ndaj një numri të madh njerëzish”.
Besimet e Davies-it ishin të paturpshme, – shtoi ai,- duke vënë në dukje se, ekstremisti kishte thënë në gjyq, se ai ishte mbështetës i Hitlerit dhe gjithçka që ai mbrojti.