MENU
klinika

Rama tregon argumentet pse

“Kemi një çmim karburanti më të lartë se të tjerët në rajon, por…”

09.06.2022 - 12:29

Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Kuvend për rritjen e çmimit të karburanteve. Kreu i qeverisë tha se vendi ka vërtet çmimin me te larte ne rajon te karburanteve, por “ne kemi taksat më të ulta”.

Rama tha se situata është kudo dramatike, teksa njoftoi se sot në mbledhjen e qeverisë “folëm për të shtuar sasinë e parave per naften që fermerët e regjistruar arrin, gjë që është lajm i mirë se ka rritje të formalizimit për shkak të kësaj nevoje”.

“Është e vërtetë e nuk është sekret, është e vërtetë për të cilën ne kemi dhënë argumentet pse.

Është e vërtetë që kemi një çmim karburanti më të lartë se sa të tjerët në rajon, kjo është e vërtetë, por ndryshe nga të tjerët në rajon ne kemi taksat më të ulëta, sepse ndryshe nga rajoni ne biznesit të vogël nuk i marrim asnjë lekë, zero.

Zero taksë dhe zero tvsh deri në 100 mln lekë xhiro. Se ndryshe nga rajoni ne vërtet e kemi më të lartë se sa të tjerët taksën mbi biznesin e madh, por e subvencionojmë 100% energjinë elektrike pa e lejuar të rritet për familjet dhe biznesin e vogël. Të gjitha këto janë para.

Ndryshe nga rajoni ne ju japim para e do vijojmë tua japim gjithë shqiptarëve që nuk lëvizin me Furiostradë e veturë por me transport publik.

Se ndryshe nga rajoni ne do vijojmë të japim para për naftën fermerëve. Sot folëm për të shtuar sasinë që fermerët e regjistruar, gjë që është lajm i mirë se ka rritje të formalizimit për shkak të kësaj nevoje do vijojmë tua japim, se ndryshe nga rajoni kemi industri peshkimi që është në rritje të vazhdueshme.

Aty te tabela e karburantit ata që kanë më shumë mundësi do paguajnë më shumë se do ua japim të tjerëve, se barrën e krizës, do e shpërndajmë në një formë që tu japim mundësi atyre që prodhojnë që ta ndiejnë më pak, nuk ua heqim dot nga supet, tu japim mundësi atyre që lëvizin për në punë me autobus jo vetura që mos e ndiejnë”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


A mund të arrijnë çmimet 200 dollarë për fuçi?

Çfarë thonë bosët e naftës për krizën globale të energjisë

“S’është futur asnjë litër naftë nga jashtë, po abuzojnë me çmimet”

Kërkesat e protestuesve për Ramën: Të shpallë minimumin jetik dhe…!