Nëse ndonjëherë keni frikë të përdorni kremrat antibakterialë nga kimikatet që ata mund të kenë në përbërjen e tyre, atëherë mund të bëni në kushte shtëpie një të tillë. Mund ta përdorni për arsye të ndryshme si skuqje të lëkurës, zbultjen e lëkurës së këmbëve apo edhe si një pomadë.
Receta:
• 4 lugë dyll nga bletët
• 1/2 filxhan vaj kokosi
• tas i vogël metalik
• tenxhere të vogël
• peshqir duarsh
• 15 pika çaji nga vaji i pemës së çajit
• 10 pika vaj livando
• trazues
• enë qelqi të tejdukshme
Për të përzjerë këta ingredientë do t’ju duhet një tenxhere me ujë do ta vendosni në një burim nxehtësie dhe enën tjetër brënda ujit të nxehtë. Ky është çelësi i këtij proçesi sepse në këtë mënyrë elementët do të përziehen duke u ngrohur pa humbur vetitë e tyre.
Si fillim shkrini dyllin e bletës sëbashku me vajin e kokosit në banjo marian duke u siguruar që të mos nxehen së tepërmi, për të ruajtur kështu vetitë antimikrobiale dhe antibakteriale.
Largojeni nga banjo mari dhe e vendosni mbi një sipërfaqe që e duron nxehtësinë.
Hidhni ngadalë çajin dhe livandon. Do të krijojë një aromë shumë të këndshme përveçse do të shtojë vetitë antiseptike dhe shëruese të këtyre dy elementëve.
Përziejini sërish dhe lëreni të ftohet para se ta kaloni këtë masë në një enë makeup-i të pastruar që nuk ju duhet më. Përdoreni për rastet e përmendura më sipër, por edhe për raste ënjtjesh apo nxirjesh dhe plagësh. Eshtë gati!
Burimi: Pop Sugar