MENU
klinika

Detajet nga dasma e tyre përrallore!

Britney Spears dhe Sam Asghari, zyrtarisht të martuar

10.06.2022 - 13:35

Britney Spears dhe Sam Asghari janë zyrtarisht të martuar!

Sipas një raporti nga People, dyshja u martuan në një ceremoni intime mbrëmjen e djeshme në oborrin e shtëpisë së saj në Thousand Oaks, Kaliforni.

Lista e të ftuarve të mbushur me yje përfshinte Madonna, Paris Hilton, Drew Barrymore dhe Donatella Versace.

Britney veshi një fustan të stiluar nga Donatella dhe eci në altar me “Can’t Help Falling in Love” të Elvis Presley.

Avokati i nuses, ish-prokurori federal Mathew Rosengart dhe kërcimtarë rezervë nga rezidenca e saj në Las Vegas, “Piece of Me”, ishin gjithashtu të pranishëm.

Megjithatë, prindërit e Spears, Jamie Spears dhe Lynne Spears si dhe motra e saj, Jamie Lynn Spears, nuk ishin të pranishëm. Pjesë e dasmës nuk ishin as dy djemtë e saj, Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç.

Vëllai i saj, Bryan Spears, ishte i vetmi anëtar i afërt i familjes që mori pjesë në ceremoni.

Dita e madhe nisi në mënyrë kaotike, pasi bashkëshorti i parë i Britney, Jason Alexander, u arrestua jashtë shtëpisë së saj pasi tentoi të prishte dasmën.

Një burim tha se Spears u “trondit” tepër nga incidenti, por refuzoi ta linte atë “t’i prishte ditën”.

Rosengart, avokati i Britney tha se “po punon ngushtë për të siguruar që zoti Alexander të ndiqet penalisht në mënyrë agresive në masën më të plotë të ligjit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN