Ish-opinionisti i “BBVIP”, Arbër Hajdari ka qenë i ftuar në programin “Më lër të flas”. Ai ka zbuluar detaje nga fëmijëria e tij, ku tha se mamaja e tij e ka veshur si vajzë kur ai ka qenë i vogël.
“Deri në moshën 2-vjeçare mami më vishte si vajzë për shkak se isha pas vëllait edhe prisnin vajzë dhe kishte blerë vetëm gjëra për vajza. Gjatë asaj kohe kam qenë edhe pak pa qejf, kalova një fëmijëri të vështirë. Pata një infeksion i cili më mori disa vite edhe duke më rrezikuar jetën dhe prindërit e mi më treguan se doktori iu ka thënë se e kam jetë të dytë. Ka zgjatur për 5 vjet si problem.”- theksoi ai.
Jo vetëm kaq por ish-opinionisti rrëfeu dhe disa detaje për të ardhmen e tij. Ai tha se nuk e ka menduar ndonjëherë që t’i futet politikës.
“Nuk kam menduar për shkak se mendoj që nuk ka vend për njerëz si unë, apo që pretendoj të hyj tek ajo kategori e njerëzve, që politika shqiptare nuk ka vend për to. Nuk ka ven për shkak se sistemi i cili kanë krijuar nuk të jep një lloj hapësire që ti nëpërmjet asaj që duan njerëzit t’i përfaqësosh. Pjesë e kësaj politike nuk do të bëhem kurrë”, përfundoi ai.