MENU
klinika

"Albini dhe Edi, dy parazitë të vegjël ballkanikë"

Shpëtim Nazarko: Serbia po na shet grurë që hanë kuajt!

11.06.2022 - 14:08

         Krerët e politikës sonë, analisti Shpëtim Nazarko, i krahason me matrioshkat ruse, që dalin e përmasa gjithnjë e më të vogla, si dhe shton se sjellja e tyre, sipas tij, është afërsisht si e Putinit.

Ai hoqi paralele mes sjelljes së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Enver Hoxhën, por për këtë të fundit, tha se ka pasur kulturë historike.

Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, Nazarko deklaroi se të dy janë në të njëjtën sjellje, dhe se Enveri mallkonte natë e ditë Jugosllavinë, por edhe e kishte frikë.

“Në vitin 1945 njeriu i letrave, Mitrush Kuteli, hëngri burg dhe desh e varrosën të gjallë në kënetën e Maliqit, se tha po të barazojmë dinarin me lekun, jemi të vdekur brenda ditës. Megjithëse e kishte frikë, 50-60 për qind të tregtisë e bënte me Jugosllavinë e dikurshme.

Albini, po t’i thoshte Shqipërisë, se që nga momenti që kam marrë drejtimin e Prishtinës, nuk ka më import 50 për qind nga Serbia, por 20 për qind, po nëse Albinit i rezulton se ka shtuar importet nga Serbia, cilin quan pushtim? Të tjerat janë propagandë. Nëse të pushtoj me ekonomi, të kam pushtuar. Nëse mallrat serbe hyjnë më shumë se në kohën e Thaçit, je i pushtuar. Edhe Albini edhe Edi, nuk kanë të qartë një gjë:

Është e vërtetë që Evropa, nuk është ajo e dasmës! Thotë, ‘po unë do t’ju shfrytëzoj, dua që para se të futeni te gardhi im, të keni gjykata të mira, rrugë të mira, punonjës të kualifikuar’.

Do t’ju pushtoj, po do t’ju bëj të aftë. Evropa kujdeset për Shqipërinë, në një plan tjetër. Procesi i Berlinit thotë se, do ta fus Shqipërinë në lojë, sepse më intereson si treg, por dua tregun e njerëzve të kualifikuar.

Kurse “Ballkani i hapur” e percepton si lehtësim procedurash. Po për ato procedura është më e interesuar Serbia, sa më shumë t’i lehtësojë, aq më shumë hyn malli serb.

Me çfarë do ta mundë Rama, me bujqësinë?

Kur jemi i vetmi vend, që s’ka bërë reformën agrare. Me një vend që ka zhdukur përfundimisht, hekurudhën. Kur, gjitha eksportet i ka të rënda. Hoqi portin e Durrësit… është një vend, pa porte. Me një vend që, do të bëjë turizëm, pa bërë bujqësi.

Të shet grurë të kalbur nga ato që hanë kuajt. Gruri serb nga 33 elementë që duhet të ketë, 32 nuk i ka. Dhe na e shet miell për biskota. Gjermani do një punëtor të kualifikuar, kurse serbi do të shesë atë grurin. Se po ju mbush mendja mund të vijë dhe për turizëm”, shprehet ai.

Nazarko shtoi se, për nismën “Ballkani i kapur”, Rama ka të drejtë për vonimin në dogana, por shtoi se, nuk mendon se duhet të ngrihen tambura, që po bëhet “Ballkani i hapur”, duke e cilësuar si histori nëpunësash të vegjël, jo për të ngritur furtunë dhe për të bërë sherr.

Qoftë Albini, qoftë Edi janë dy parazitë të vegjël ballkanikë, me traditën hoxhiste, që do pushtojnë botën me mënyrën e tyre të menduarit, në mënyrë të gabuar… Nëse do të uleshin me njeri- tjetrin!

Ti ke hidrocentralet në veri… nëse do bënin hekurudhën që Kosova të sillte turistët e vetë në Durrës shpejt, nëse do merreshin me ekonominë, të forcoheshin, të uleshin e të mos bënin çdo vit paraqitje te Lidhja e Prizrenit, me broçkullat tona. Këta dy njerëz, do t’i dënojë historia! 

Kemi 20 vjet që s’kemi asnjë gjë!

Vërtet, Kosova është një provincë shqiptare, por në pozicionin e vet gjeografik është në kokë të Shqipërisë, s’ka interes të vijë në Durrës. Futet më shpejt në Europë me mjete të tjera, se ka dhe ekonomi të vogël.

Nëse Rama do të hyjë në histori, bashkë me Albninin, ka vetëm një mundësi: të ulen aty, të marrin stafe ustallarësh dhe të shohin a mund të bëjnë vërtetë një hekurudhë, që të lidhin vendit dhe të sjellin mallrat, të organizojnë bujqësinë, apo turizmin.

Të shohim për lidhje të një lloji tjetër. Ne pretendojmë të bëjmë turizëm, kur s’kemi tokë. E përfytyron një bujqësi moderne, kur je i copëzuar dhe s’ke bërë reformë agrare!? 

I quaj parazitë të tipik ballkanik, viktima të shprehjes gjeniale të Bismarkut, që në Ballkan prodhojnë më shumë histori nga sa konsumojnë dhe vijnë vërdallë. Populli real, ka kohë që i kupton dhe i shikon me nënvleftësi”, tha Nazarko.

Lidhur me mbledhjen e radhës, të përbashkët, mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, Nazarko ironizoi, duke thënë se do të marrin prapë angazhime për angazhimet e marra.

Sipas tij, të paktën duhet të ishte një hekurudhë që do të sillte qymyret e Kosovës, për të sjellë shqiptarët e Kosovës, si turistë dhe për të rregulluar bilancet e bujqësisë, se ne prodhojmë një muaj para tyre dhe mund të krijohen kështu diferenca.

“Në momentin që Shqipëria do të bënte lidhjen me Korridorin e Tetë, mund të dilte në Qafë – Thanë ose Gostivar dhe lidhej me Kosovën, dhe lidhnim tërë pjesët e kombit.

Po Rama, po shkon në tjetër drejtim, siç ka bërë Berisha dhe Nano, dikur. Besoj se këta njerëz, që të dy janë njerëz letrash, duhet ti binden një shprehje të Havelit:

– Këto vende drejtohen vetëm me një mënyrë. Me trishtim. Ta shikojë, me trishtim.

Rama, duhet të merret me gjëra konkrete. Nuk mundet që 150 milionë euro të IPARD, të kthehen në bujtina. Por, të planëzohet që, tokat e copëtuara të kthehen në avantazh”, përfundoi Nazarko.