Diçka e çuditshme po ndodh prapa skenave të sistemit tonë financiar. Mediat kryesore po e injorojnë plotësisht atë që mund të jetë historia më e rëndësishme në botën financiare, për të cilën nuk po flet askush.
Mes shpërqendrimeve të shkaktuara nga mungesat e furnizimeve dhe inflacioni, një ngjarje e quajtur COP26 në Glasgow, Skoci, u përdor për t’iu drejtuar disa prej njerëzve më të fuqishëm në botë. Nga skena, folësit u bënë thirrje liderëve botërorë që të angazhohen për një “tranzicion global” të ekonomisë sonë.
Që atëherë, Banka e Amerikës, së bashku me 131 vende, 234 qytete dhe 695 nga kompanitë më të mëdha të globit, janë angazhuar për të çuar përpara këtë tranzicion. Në këtë ‘transformim’ kanë investuar edhe disa miliarderë, ku dallojnë Jeff Bezos dhe Elon Musk.
Çfarë është ajo që Bezos, Musk dhe shumë liderë botërorë po kërkojnë nëpërmjet këtij “transformimi”? Dhe çfarë do të thotë kjo për paratë tuaja?
Gazetarja investigative dhe ekonomistja e njohur, Nomi Prins, e cila arriti të parashikonte krizën financiare të vitit 2008, ka ndjekur paratë… Dhe ajo që ka zbuluar është befasuese.
Nuk ka të bëjë me një krizë të tregjeve… me një monedhë të re të rezervave… apo me fundin e Fiat-it. Prins në një intervistë televizive për “Rogue Economics” thotë:
“Teksa shumica e amerikanëve janë të shpërqendruar nga titujt kryesorë të medias tradicionale, kam gjetur prova se elitat po punojnë së bashku për të ‘transformuar’ ekonominë tonë në diçka për të cilën ne nuk kemi votuar… diçka që nuk e kemi kërkuar… dhe për të cilën, shumë pak persona janë të përgatitur.
Në thelb, ne do të shohim një ‘normalitet të ri’ të huaj, shumë më ekstrem në Amerikë.
Shumica e njerëzve do të tronditen kur të shohin se çfarë do të ndodhë në muajt në vijim”.
E vërteta që askush nuk po e thotë për ekonominë e SHBA
Gjithnjë e më shumë njerëz po zgjohen në një botë plot dhimbje. Si ndiheni, për shembull, kur mbushni makinën tuaj me naftë dhe shikoni që çmimet janë vetëm duke u rritur? Apo kur shkoni në dyqan dhe zbuloni se ushqimet tuaja të preferuara janë zhdukur pa lënë asnjë gjurmë? Po kur kontrolloni llogarinë tuaj bankare?
A ndiheni se jeni në një gjendje më të mirë ekonomike tani, krahasuar me një vit më parë? Epo, nëse jeni të shqetësuar nga e gjithë kjo situatë, atëherë nuk jeni të vetëm.
Nomi Prins thotë: “Të njëjtët ‘ekspertë’, që nuk arritën të parashikonin krizën e fundit financiare, rritjen e Bitcoin dhe zgjedhjen tronditëse të Donald Trump, po paralajmërojnë për probleme të mëdha që pritet të vijnë. Por përsëri, ata e kanë gabim. Dhe nëse dëgjoni se çfarë thonë ata, do t’ju kushtojë shtrenjtë”.
Së fundi, Prins ka dalë me një parashikim të ri tronditës. Gjatë 20 viteve të fundit, kjo autore e njohur ka përdorur përvojën e saj në disa nga kompanitë më të mëdha financiare të Amerikës – duke përfshirë JPMorgan Chase, Bear Stearns dhe Goldman Sachs. Për shkak të rrjetit të saj të madh të njohjeve profesionale, ajo ka arritur të kuptojë atë që po ndodh realisht në tregjet financiare.
Prins thotë: “E vërteta është shumë më e çuditshme nga ç’mund të mendoni”.
Tani, ajo thotë se ne jemi në prag të transferimit më të madh të pasurisë në historinë e Amerikës – një transferim prej 150 trilionë dollarësh që ajo e quan “Deformimi i Madh”.
Dhe kjo gjë nuk mund të vinte në një moment më vendimtar se ky. Të kuptuarit e detajeve të kësaj ngjarjeje të çuditshme mund të përbëjë ndryshimin midis një pensioni të gjatë e të qetë, dhe vite të tëra ëndrrash të thyera, zhgënjimesh dhe pendimesh.
Si një ish-drejtuese në Wall Street, e cila la pas një karrierë me fitime prej miliona dollarësh, Nomi Prins është tani një autore me shumë botime dhe një nga gazetaret investigative më të respektuara në botë.
Në një intervistë të dhënë për “Legacy Report”, Prins ka tentuar të ekspozojë për publikun këtë histori, që lidhet me një fenomen të çuditshëm në sistemin financiar në Amerikë. Transferimi i pasurisë në masën e 150 trilionë dollarëve mund të shkaktojë një kthesë të papritur historike për shumë njerëz, duke shkatërruar përfundimisht, nga ana tjetër, ëndrrat e daljes në pension për disa të tjerë.
Në librin e saj bestseller “Collusion”, Nomi Prins ka parashikuar se jemi përballë një krize ekonomike, e cila do të jetë më e rëndë se ajo e vitit 2008. Ajo thotë se nëse media tradicionale ka të drejtë për diçka, atëherë ky është fakti që ne do të jemi dëshmitarë të një krize të madhe ekonomike. Por, kjo nuk do t’i ngjajë llojit të krizës që presin shumica e njerëzve. Ajo është ndryshe nga çdo gjë tjetër që kemi parë ndonjëherë në të kaluarën.
Prins thotë se çdo gjë në lidhje me jetën e sotme në Amerikë mund të shpjegohet nëpërmjet këtij grafiku, që nga zgjedhja e Donald Trump, klima toksike politike e tanishme, çmimet e rritura të benzinës, kostot e shtuara të arsimimit dhe të kujdesit shëndetësor, e deri te mungesat e papritura të furnizimeve në supermarkete.
Sipas saj, ky grafik gjithashtu shpjegon arsyen pse shumica e njerëzve, me përjashtim të të pasurve, gjenden në një situatë të vështirë ekonomike në kohët e sotme.
Nga ky grafik mund të shihet ajo që Prins e konsideron “shembullin e përsosur të një deformimi”. Këtu mund të vihet re se sa shumë është larguar bota financiare nga realiteti. Në fillim, dy vijat e këtij grafiku përputheshin me njëra-tjetrën, por më pas ato nisën të ndaheshin me ritme gjithnjë e më të shpejta.
Nëse grafiku do të maste “afërsinë” e një çifti të martuar, atëherë, me shumë mundësi, çdokush do të mendonte se ky çift është në rrugën e një divorci të pashmangshëm. I njëjti paralelizëm mund të bëhet edhe për atë që përfaqësojnë dy vijat e këtij grafiku.
Vija e sipërme përfaqëson rritjen e ekonomisë financiare të SHBA-së, pra Wall Street, Silicon Valley, të ashtuquajturat “elita”. Ndërkohë, vija e poshtme përfaqëson rritjen e pagave në SHBA, pra ajo që mund të konsiderohet si ekonomia e botës reale. Me pak fjalë, bota financiare është “divorcuar” përfundimisht nga realiteti.
Pjesa më e keqe e këtij fakti është se shumica e njerëzve shpresojnë se jeta e tyre do të bëhet më e lehtë dhe duan të besojnë se pensioni, jeta dhe karriera e tyre do të kthehen në normalitet.
Sipas Prins, ky nuk është rasti. Jeta, për shumicën e njerëzve, do të bëhet shumë më e vështirë – dhe, akoma më konfuze.
Çfarë e solli shkëputjen e botës financiare nga realiteti?
Gjatë intervistës të dhënë për “Legacy Report”, Prins thotë se shumica e njerëzve “ndjekin rregullat” në jetë, pra, shkojnë në universitet, studiojnë, më pas gjejnë një punë, punojnë shumë fort për t’ia dalë, ndoshta edhe promovohen, kursejnë para, investojnë me mençuri.
Por prapëseprapë, atyre u duket sikur kanë “mbetur prapa”, sikur nuk po kapin dot ritmin e ndryshimit të ekonomisë.
Për të shpjeguar këtë fenomen, gjithçka kthehet te pyetja: çfarë e solli ‘ndarjen’ e ekonomisë?
Sipas Prins, nuk është nevoja të jesh historian “për të kuptuar” atë që po ndodh. Në vitet 1970, në fund të presidencës së tij, Richard Nixon ndodhej përballë disa problemeve të mëdha. Nga njëra anë, po zhvillohej lufta masive në Vietnam dhe, nga ana tjetër, filloi programi i madh social i ashtuquajtur “Shoqëria e Madhe”.
Si lufta, ashtu edhe ky program i madh shpenzimesh, kishin kosto mjaft të larta. Kostoja e tyre e përbashkët ishte rreth 3.2 trilionë dollarë, me vlerën e sotme të parasë. Për të përballuar këto shpenzime, Nixon bëri atë gjë që nuk e kishte bërë asnjë president tjetër më parë.
Nixon ndryshoi mënyrën se si do të vlerësohej Dollari Amerikan, duke e hequr Amerikën nga standardi i arit. Kështu, duke filluar nga viti 1971, oferta e parasë në SHBA u rrit në përmasa të jashtëzakonshme. Që nga ky moment, një valë parash të reja vërshoi në ekonomi.
E gjithë kjo valë e madhe parash që futet në ekonomi, në dukje mund të ngjajë si diçka pozitive. Por, këto para nuk përfunduan në xhepat e njerëzve të thjeshtë.
Që nga ajo kohë, Wall Street filloi të shkëputej gjithnjë e më tepër nga ajo që njihet si “Main Street” – ekonomia e investitorëve të nivelit të mesëm në Amerikë, bizneset e vogla dhe të vetëpunësuarit, pra me pak fjalë, ekonomia reale.
Pavarësisht se ky mund të duket si një kujtim i largët, viti 1971 ishte një moment kyç në histori, për të cilin shumica e njerëzve nuk kanë informacion. Bota nuk ka qenë kurrë më e njëjta.
Që nga ky moment, nga i ashtuquajturi “Nixon Shock”, Prins thotë se sado që njerëzit të punojnë, pavarësisht se sa para kursejnë, pavarësisht se sa të kujdesshëm janë me investimet që bëjnë, shumica e tyre janë varfëruar. Dhe, me sa duket, situata vetëm sa do të përkeqësohet për pjesën më të madhe të njerëzve.
Prins bën pyetjen retorike: “A ka rënë çmimi i ndonjë gjëje që nga viti 1971?”
Inflacioni është një fenomen që ka ekzistuar prej dekadash. Çmimet janë rritur gjithnjë e më shumë. Shtëpitë, makinat, kostot në spitale… pothuajse çdo gjë është më e shtrenjtë. Por, situata për të cilën Prins po flet është diçka shumë më e madhe se kaq. Ajo paralajmëron se kjo do të ketë një efekt shumë më të rëndë në jetën e njerëzve të thjeshtë, krahasuar me inflacionin e zakonshëm.
“Deformimi i Madh” tashmë po ndryshon strukturën e shoqërisë si asgjë tjetër më parë. Gjithçka, nga mënyra se si udhëtojmë, si investojmë, vendi ku jetojmë, çfarë bëjmë për të punuar dhe për t’u argëtuar, madje edhe pamja dhe funksioni i parasë mund të ndryshojë në 12 muajt e ardhshëm.
Sipas Prins, çdo aspekt i jetës sonë do të ndikohet nga kjo zhvendosje e 150 trilionë dollarëve, në disa mënyra që shumica e njerëzve as që mund t’i imagjinojnë. Disa mund të pasurohen përtej ëndrrave të tyre më të çmendura, ndërsa të gjithë të tjerët ka të ngjarë të mbeten pas, të mbërthyer në një status më të ulët social dhe ekonomik.
Prins paralajmëron se nëse njerëzit vazhdojnë të bëjnë atë që u është thënë se duhet të bëjnë gjatë gjithë këtyre viteve, ata do ta pësojnë shumë keq.
Shumica e njerëzve do të rrëshqasin në varfëri dhe nuk do të ringrihen më kurrë. Prins shpjegon se, në njëfarë mënyre, edhe ata që marrin një rritje page prej 10% çdo vit do të mbeten prapa. Që nga viti 2008, çmimet e banesave janë rritur me 124%, ndërsa kostoja e një diplome universitare është 53% më e lartë.
Që nga viti 1971, jeta është bërë më e vështirë për shumicën e njerëzve. Sigurisht, sot ka më shumë produkte dhe pajisje të reja, që më parë nuk ekzistonin. Sot ka më shumë “para” se në çdo çast tjetër të historisë. E megjithatë, nuk ka qenë kurrë më e vështirë për të përballuar jetesën.
Arsyeja është e thjeshtë. Prins thotë se të gjitha paratë që shtypen dhe futen në ekonomi, nuk po bien si bora, pra nuk po shpërndahen në mënyrë të barabartë. Ato po grumbullohen në vende të caktuara, si për shembull në Wall Street.
Gjatë Recesionit të Madh, në vitin 2008 – bankat morën triliona dollarë, sepse ato ishin “shumë të mëdha për t’i lënë që të falimentonin”. Agjencitë rregullatore paralajmëruan amerikanët se, nëse nuk do t’i shpëtonin bankat, atëherë do të përballeshin me një kolaps total.
Shumica e këtyre parave mbetën në Wall Street. Jo vetëm që paketat e shpëtimit nga kriza financiare mbushën xhepat e Wall Street-it dhe dëmtuan ekonominë reale, por ato e bënë ndarjen mes botës financiare dhe asaj reale shumë më të rëndë.
Oferta e parasë në SHBA
Prins vijon të shpjegojë arsyet e ndryshimeve të mëdha në ekonomi nëpërmjet grafikut të mëposhtëm.
Shigjeta jeshile në këtë grafik tregon ofertën e parasë përpara Recesionit të Madh. Në vitin 2008, siç duket nga grafiku, pati një ndryshim të rëndësishëm. Fillimi i shigjetës së kuqe tregon vjeshtën e vitit 2008 – saktësisht, datën 3 tetor – kur qeveria federale shpëtoi bankat, duke u dhënë atyre ndihma shumë të mëdha financiare.
Gjatë 12 viteve të ardhshme, Fed shtypi kaq shumë dollarë, saqë oferta e parave u dyfishua deri në vitin 2020. Me fjalë të tjera, qeveria e SHBA-së nuk e ka frenuar në asnjë mënyrë domethënëse shtypjen e gjithë kësaj sasie të parave që nga viti 2008. Kjo është arsyeja pse, sot, po bëhet gjithnjë e më e vështirë për amerikanët që të përballojnë kostot e jetesës.
Nuk është e mundur për t’ia dalë mbanë vetëm “duke fituar” para nëpërmjet një pune të zakonshme.
Prandaj, më shumë se 4 milionë njerëz janë larguar nga puna çdo muaj që nga fundi i vitit të kaluar. Prins thotë se matematika, në këtë rast, është shumë e thjeshtë. Pse do të duhet të punonit shumë, të kalonit kaq shumë kohë larg familjes suaj, në një punë tepër të lodhshme, nëse çmimi i gjërave që dëshironi të blini po rritet më shpejt sesa mundësia juaj për të fituar para…?
Por, nëse mendoni se dyfishimi i ofertës së parasë midis viteve 2008 dhe 2020 nxori ekonominë nga shinat, atëherë çfarë do të mendonit se ndodh kur injektohen menjëherë dhjetëra trilionë dollarë në sistemin financiar, siç ka ndodhur në dy vitet e fundit?
Media tradicionale mendon se Rezerva Federale do të ndalojë shtypjen e parave për të adresuar rritjen e inflacionit. Përsëri, sipas Prins, ata e kanë gabim. Do të ndodhë e kundërta.
Me gjithë trazirat në tregje tani, nuk ka absolutisht asnjë mënyrë që Rezerva Federale të rrezikojë që të ndalojë derdhjen e parave në ekonomi. Sipas “Reason Magazine”, nëse FED rrit normat e interesit qoftë edhe me një pikë, borxhi kombëtar do të rritet me 30 trilionë dollarë.
Imagjinoni nëse normat do të ktheheshin në 5%, 6%, apo në mesataren historike prej 8%. Sipas Prins, nëse Rezerva Federale ndalon shtypjen e parave dhe normalizon normat e interesit, do të jetë njësoj sikur të shpërthejë një granatë mbi veten.
Sipas kërkimeve të Prins, FED nuk mund të rrisë normat aq sa do të duhej për të ndaluar inflacionin… dhe absolutisht që nuk do të ndalojë me shtypjen e parave.
Kjo është arsyeja e gjithë këtyre ndryshimeve të çuditshme që po vihen re në ekonomi. Si rezultat i kësaj, shumë njerëz së shpejti do të varfërohen, ndërsa disa të tjerë do të bëhen shumë, shumë më të pasur.
Mundësitë që sjell kjo krizë
Pavarësisht të gjithë faktorëve negativë, ka një avantazh në mesin e gjithë këtij kaosi. Prins beson se mundësia për të bërë fitime të larta, nëpërmjet disa investimeve të zgjuara, nuk ka qenë kurrë më e mirë sesa është sot.
Sipas Prins, as autoritetet qeveritare, dhe sigurisht, as media tradicionale, nuk do t’i tregojnë publikut këto mundësi. Por, nëse njerëzit arrijnë të kuptojnë se ku po vërshon vala e parave të reja që po hyjnë në ekonomi, ata mund të pozicionohen për të përfituar nga shifra e papritur e 150 trilionë dollarëve, duke shumëfishuar potencialisht pasurinë e tyre në muajt në vijim.
Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen, aludoi për këtë ndryshim kur foli me një grup vendimmarrësish të fuqishëm kohët e fundit. Ajo tha se do të kishte “një tranzicion global, për të cilin ne kemi edhe një shifër të vlerësuar prej 100 deri në 150 milionë dollarësh për tre dekadat e ardhshme”.
Administrata aktuale në SHBA është shumë e përfshirë në këtë plan, së bashku me 136 vende të tjera. Plani po mbështetet gjithashtu nga më shumë se 90 banka, duke përfshirë edhe Bankën e Amerikës. Miliarderët si Jeff Bezos dhe Elon Musk, kohët e fundit, kanë investuar një pjesë të pasurisë së tyre për të përballuar këtë tranzicion masiv.
Nëse mendoni për tronditjen që solli veprimi i Nixon në vitin 1971, vlera e dollarit ra dhe çmimet u rritën së tepërmi. Njerëzit që u ulën, duke pritur për një rikthim në normalitet, u ishin nën presionin e inflacionit të lartë. Por, investitorët që blenë asete të forta, si për shembull ari, mund të kishin pasur fitime të pabesueshme prej 2,300%.
Një situatë e ngjashme ishte edhe ajo e vitit 2008. Përsëri, njerëzit që u pozicionuan në mënyrë të gabuar, u dëmtuan rëndë, pasi vlera e stoqeve dhe e pasurive të paluajtshme ra ndjeshëm. Por, ata që ishin në gjendje të shihnin kasaphanën dhe të dallonin modelin që po krijohej, mund të kenë pasur fitime të jashtëzakonshme.
Investitorët që blenë një aksion të Apple në vitin 2008, për shembull, dhe e kanë mbajtur atë deri më sot, mund të kenë kthyer 1,000 dollarë në 32,500 dollarë.
Një mundësi e ngjashme po shfaqet përsëri tani. Ekonomia ka kaluar kriza të shumta, njëra pas tjetrës. Por përgjigjja ka qenë gjithmonë e njëjtë: shtypje më e madhe e parave. Kjo ka sjellë shkëputjen midis “botës reale” dhe “botës financiare”.
Luftërat, pandemitë, përkeqësimi i kushteve sociale, të gjitha këto përballohen nëpërmjet shtypjes masive të parave.
Në muajt në vijim, Deformimi i Madh do të bëhet më i dukshëm. Tashmë kanë filluar të duken edhe shenjat e para të këtij ndryshimi – gjithçka, që nga investimet në fushën e teknologjisë, të artit, të transportit dhe të argëtimit do të ndryshojë.
Por, për shumicën e njerëzve, faza tjetër e këtij transformimi të plotë do të shkaktojë po aq konfuzion sa dhe energjia elektrike, kur ajo ndriçoi për herë të parë qytetet tona. Madje, ky tranzicion do të jetë edhe më revolucionar se radioja, televizori dhe interneti, të cilat transformuan mënyrën se si ne komunikojmë.
Dhjetë vjet më vonë, ne do të kthejmë kokën pas dhe do të kuptojmë se pothuajse çdo industri është ristrukturuar rrënjësisht. Deformimi i Madh është transferimi më i madh i pasurisë në histori.
Sipas Prins, ju ose mund ta përdorni atë për të rritur ndjeshëm pasurinë tuaj, ose mund ta injoroni atë tërësisht, duke shpresuar për një “kthim në normalitet”, duke rrezikuar kështu që të humbisni këtë mundësi historike për t’u pasuruar.
Zgjedhja është e juaja, thotë Prins.
Nëse bëni lëvizjet e duhura, do të keni mundësi të shijoni pensionin tuaj të ëndrrave. Por, për shumicën e njerëzve, ata që zgjedhin ta injorojnë këtë paralajmërim sot… ose, edhe më keq, ata që e shohin atë dhe nuk arrijnë të përgatiten…
Epo, ata kurrë nuk do të jenë në gjendje ta falin veten për këtë humbje./Monitor