MENU
klinika

Mrekullibërëse

Zbuloni bimën që kuron Alzhaimerin dhe rrit ndjeshëm memorien

23.11.2018 - 13:32

Rozmarina  është një bimë popullore, zakonisht e përdorur për  garniturë dhe  në ushqime të ndryshme, për shkak të aromës së saj unike dhe  të këndshme.

Shkencëtarët  konfirmojnë se kjo bimë mund të jetë shumë më e dobishme nëse përdoret  në trajtimin e demencës dhe sëmundjes Alzhaimer!

Në tragjedinë “ Hamlet”, Shekspiri shkroi: “Ka rozmarinë, : lutuni, dashuroni, mbani mend”.

Ai mund të ketë qenë i vetëdijshëm për këto veti të kësaj bime të dobishme.Studimet kanë treguar se rozmarina ka efekte të mrekullueshëm dhe  të fortë në rastin e humbjes së kujtesës dhe fillimit të ngadalësimit mendor të lidhur me sëmundjet e ndryshme.

Mark Moss dhe ekipi i tij shkencor shqyrtuan efektet e aromës së  rozmarinës në tru, dhe bënë disa zbulime të habitshme!

 

Ekziston një  lidhje e fortë mes aromës së kësaj bime natyrore dhe funksionit të përmirësuar njohës, ose në mënyrë  më specifike, në ruajtjen e kujtesës!

Subjektet që morën pjesë në studim, përmirësuan rezultatet e tyre në detyra të ndryshme , në kujtesë  dhe vizualizim me ndihmën e një arome  rozmarine!

Për më tepër, një tjetër studim tregoi se kjo bimë siguroi efekte pozitive në trajtimin e pacientëve të Alzheimerit dhe të demencës.

Gjetjet ishin mbresëlënëse:

“Të gjithë pacientët kanë treguar përmirësim të dukshëm në  funksionin njohës pas terapisë me rozmarinë. Në veçanti, pacientët me Alzheimer treguan përmirësim të dukshëm në totalin e rezultateve. “

Gjetjet e këtyre studimeve japin shpresë se rozmarina mund të jetë një ilaç i fuqishëm natyror për demencën  dhe Alzheimerin.

Prandaj, për të rritur performancën e trurit, mund të shtoni  një bimë rozmarine në kopshtin e shtëpisë suaj dhe të nuhasni thellë aromën e saj.