MENU
klinika

Dyshimet

Jennifer është martuar për herë të katërt në fshehtësi?

14.06.2022 - 09:41

Koha i ndryshon njerëzit dhe në disa raste edhe personazhet e famshëm, si Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, të cilët mesa duket janë martuar zyrtarisht në një ceremoni private.

Vetëm disa ditë pasi Britney Spears u martua për herë të tretë, tani ishte radha e Ben dhe JLo-së, të cilët në më pak se një vit rifilluan lidhjen e tyre dhe u fejuan përsëri pas 20 vitesh. Çifti dhe gjatë fejesës së tyre të parë ishin në qendër të vëmendjes por ata e shtynë dasmën katër ditë para ceremonisë, për të njoftuar më pas ndarjen e tyre. Kësaj radhe ata kanë zgjedhur ndryshe pasi të ftuarit e tyre, si dhe punëtorët që morën pjesë në ceremoni nënshkruan një marrëveshje konfidencialiteti. Vendi i dasmës thuhet se ishte hoteli “Ritz-Reynolds” në liqenin Oconee në Georgia,SHBA, dhe ishin fqinjët e hotelit ata që raportuan ngjarjen, megjithëse nuk ka ende foto, gjë që mund të jetë për faktin se çifti i famshëm mund të ketë shitur ekskluzive e ngjarjes për një media.

Nuk dihet ende se kush ka qenë në listën e të ftuarve, por përmendet se mes tyre ishte edhe ish-bashkëshorti i Lopez, këngëtari Marc Anthony, babai i binjakëve të aktores dhe me të cilin ajo ka një marrëdhënie të mirë. “Ritz-Reynolds” në Liqenin Oconee është një hotel me pesë yje, me një pamje spektakolare të një liqeni gjigant, në mes të natyrës dhe i fshehur mes pemëve, i cili duhet të jetë një nga faktorët pse Lopez dhe Affleck zgjodhën vendin, si do t’i ndihmonte ata të kalonin pa u vënë re, duke u fshehur nga shtypi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në Festivalin e Filmit në Venecia

J. Lo dhe Ben Affleck, më të dashuruar se kurrë

Si po e përjeton Alex romancën e re të ish-it?

J.Lo dhe Ben Affleck rikthehen bashkë pas 17 vitesh

Teoria e çuditshme që po qarkullon në rrjet

“Bennifer” mund të jetë një gënjeshtër…