MENU
klinika

Takimi me ambasadorët

Haradinaj: Vendimi për taksën 100% do të mbetet në fuqi

23.11.2018 - 14:57

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pati një takim sot me ambasadorët e vendeve të Quintit si dhe me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar për këtë takim, Haradinaj i ka quajtur propaganda dhe të pavërteta deklaratat për të ashtuquajturën krizë humanitare në Veri të vendit.

Në takim me ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefen e Zyrës së BE-së, diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe i sigurova se situata politike dhe e sigurisë në vend është e qetë. Qeveria po i vazhdon agjendat shtetërore, duke garantuar funksionimin e ligjit e rendit, si dhe është e përkushtuar në ruajtjen e qetësisë publike dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Deklaratat për të ashtuquajturën krizë humanitare në Veri të vendit janë propaganda, të pavërteta dhe të papranueshme për realitetin në vend”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se qytetarëve nuk do ju mungojë asnjë produkt bazik ushqimor e mjekësor.
Gjithashtu kryeministri Haradinaj shtoi se vendimi për taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe do të mbetet në fuqi.

Qytetarëve të vendit, pa dallim përkatësie etnike, nuk do ju mungojë asnjë produkt bazik ushqimor e mjekësor. Vendimi për masën prej 100% për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do të mbetet në fuqi deri në realizimin e objektivave të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Kurti: Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

Kosova nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi

Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit

Kaos në Parlamentin serb, deputetët godasin njëri-tjetrin!