“Kepi i tundimeve” është një program që do të transmetohet së shpejti në Top Channel e që do të mbajë audiencën të mbërthyer pas ekranit me surprizat dhe të papriturat që rezervon.
“Kepi i tundimeve” është një produksion që unë do e quaja ekstravagant. Është një program veror, ka plazh, ka natyrë të bukur. Ka pak erotizëm, romancë, nuk ka sherre.
Janë dhjetë beqarë, pesë vajza, pesë djem që rrinë me rroba banjo gjatë gjithë kohës, që jetojnë me njëri tjetrin. Ata e kanë marrë si një aventurë verore dhe kështu po përjetohet. Janë dy vila. Do të jenë brenda një ambienti që ka disa rregulla. Zbatimi i rregullave i bën ata të fitojnë çmimin final, nëse i thyejnë rregullat, nuk do të kenë mundësinë të fitojnë çmimin final.
Çmimi në fund është individual, pasi siç thotë Olsa, qëllimi i programit nuk është për të bërë çifte, është argëtim. Në fund, çmimin e fiton ai që nuk është tunduar, ai merr 20 mijë euro.