MENU
klinika

"Më mirë kur jemi në distancë..."

Sarah zbulon si po shkon marrëdhënia me Dj PM

17.06.2022 - 10:46

Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi ose ndryshe i njohur si Dj Pm janë një nga çiftet më të dashur të shoëbizit shqiptar. Ata janë njohur brenda “Big Brother Vip”, ku dhe krijuan lidhjen e tyre të dashurisë.

Aktualisht, çifti po shkojnë shumë mirë dhe janë duke shijuar çdo moment me njëri-tjetrin, pavarësisht distancës. Kjo pasi Pajtimi jeton në Kosovë ndërsa Sarah në Tiranë, ku është e angazhuar edhe me spektalin e humorit “Kosherja”.

Së fundmi, bukuroshja është shprehur se është më mirë kur nuk takohen shumë ose të jenë bashkë 24 orë pasi do të hasnin debate. Megjithatë, nuk nguroi të shtonte për “Jeto me orën” se gjithashtu distanca është e vështirë por ata këtë gjë e morën parasysh që në fillimet e lidhjes së tyre.

“Gjërat po shkojnë shumë mirë, në në fakt jemi në distancës ai është në Kosovë unë jam këtu, takohemi shpesh. Ai vjen këtu ose shkoj unë atje. Tani do të ikim dhe për pushime kështu që gjërat janë shumë mirë. Mendoj ndonjëherë më mirë kur jemi kështu paksa në distancë sepse na merr malli për njëri- tjetrin dhe më mirë kështu sesa 24 orë sepse do të zihesh patjetër, por edhe distanca është e vështirë se kot e them, është realisht sidomos kur e di sesa orë larg është por nuk ke çfarë bën, edhe kur u njohëm e dinim që nuk jetojmë në të njejtin vend por që jemi duke e shijuar lidhjen”, u shpreh Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Vaj askush nuk shkon”

Sarah flet për marrëdhënien me DJ PM


"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure