Rrëfimtari, la një krijimtari elitare. Me vlera të jashtëzakonshme, në letërsinë shqipe. Mitrush Kuteli, lëvroi gjuhën shqipe përmes labirinteve më të thella të folklorit tonë, ndërsa fjala vinte magjishëm e filtrohej, për të thënë gjith’ ç’shihte ai me sytë e imagjinatës… Dhe legjendat tona, nuk u humbën, ato kishin gjetur shpirtin e këtij vetëmohuesi dhe ishin ringjallur… Kjo në fakt, vepra e tij, është e artë./Konica.al
Dhimitër Pasko është shkruar shpirtërisht në testamentin e tij, ku mes të tjerash, fëmijët i këshillonte ta donin gjer në dhembje këtë gjuhë, këtë vend.
I biri, Pandeli Pasko Kuteli, ka rrëfyer për funksionin e Kutelit në Bankën e Shqipërisë, si ekonomist në profesion dhe punën, si përkthyes e shkrimtar.
Si i ftuar në “ABC e mëngjesit”, trashëgimtari Pasko, ka treguar se, i ati “kishte fshehur në një dhomë, brenda në bankë, një pjesë ari” – fakt që ai e bën publik rishtas.
“Nuk ka qenë guvernator Kuteli, po ka qenë konsulent i bankës, por kishte rolin e guvernatorit.
Gjithçka shkonte mirë derisa Gjermani filloi të shtrëngonte kërkesat, atëherë Pashku filloi kundërshtimet e tij dhe nuk lejoi përdorimin e markave të pushtimit ndaj gjermanit. Nuk lejoi përdorimin e markave të pushtimit. Në librat e ekonomisë se te babai vinin shumë njerëz dhe i përkthente, unë e kam para babain si një njëri aktiv, njëri i humorit, jo ashtu siç e përshkruante ndonjë të strukur.
Ai ishte energji e gjallë dhe për këtë rast i jepet merita lëvizjes punëtore për markat e pushtimit që nuk u hodhën në treg. Ishte mendja e Pashkut. Dalin të vërtetat për çfarë përshkruan Kuteli te ditari i bankës, për të shpëtuar arin shqiptar.
Në një informacion të vonë, që kam pasur nga familja Pasko, sepse ishte Pasko Milo, djali i xhaxhait të babait. Babai seç kishte fshehur në një dhomë brenda në bankë një pjesë ari, në një dhomë të mbyllur që kishte ndërtuar me muratorë nga Mokra.
Ky si informacion, është hera e parë që e jap, po më vjen nga Gjon Pasko. Të gjitha, ishin për t’ia dorëzuar shtetit të ashpër shqiptar”.